Veliaj i Griseldës falsifikon firmën e Piro Manit

Saturday, 30 June 2018 12:09

E dhimbshme ishte deklarata  i aktores së madhe shqiptare, Pavlina Mani, e cila bënte thirrje që ta linin të qetë bashkëshortin e saj në fundin e jetës së tij, të madhin Pirro Mani, duke iu referuar kështu ngjarjes së rëndë të falsifikimit të firmës së tij nga ana e Veliajt.

Erion Veliaj, ky njeri i pacipë, pa asnjë skrupull, që nuk respekton asnjë parim njerëzor është zgjedhur nga Edi Rama për ta luajtur këtë rol, pasi vetë Kryeministri është tërhequr nga përplasja me artistët duke nxjerrë në fushë të betejës dikë që as nuk skuqet e as nuk zverdhet prej neverisë që shkakton te shqiptarët.

Në mënyrë identike është përdorur nga Rama dhe interesat e errëta të tij edhe në rastin e Griseldës së Elvis Roshit, një prej pisllëqeve më të mëdha që ka bërë ndonjëherë ndonjë politik i këtij vendit.

Atëherë vetëm që BE të mos u liberalizonte vizat shqiptarëve u bë pjesë e një skenari të neveritshëm. Griselda Roshi, e shoqja e Elvis Roshit, i cili sapo ishte zgjedhur kryebashkiak i Kavajës kishte stimuluar shtatzëninë e saj dhe pasi kishte mbajtur disa muaj një jastëk për të treguar barkun e fryrë, sajoi një rrëmbim nga persona të panjohur dhe pretendoi që ata i kishin hequr forcërisht fëmijën nga barku dhe ja kishin rrëmbyer. Pa kaluar pak orë pasi, Griselda Roshi i tha këtë gënjeshtër familjes së saj, Partia Socialiste u hodh në sulm kundër qeverisë dhe ish-Kryeministrit Berisha duke i akuzuar ata direkt për këtë akt (të shtirur) barbar, madje duke dhënë si motiv hakmarrjen e tij ndaj Elvis Roshit që kishte fituar në Kavajë pak muaj më parë. Griselda e lëshoi lajmin e saj pa gdhirë, por pa kaluar pak orë, Erion Veliaj u dërgoi një email mbi 100 ambasadorëve, europarlamentarëve, komisionerëve të BE-së, përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit dhe  të qeverive europiane, organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, natyrisht në gjuhën angleze. Pasi të nesërmen u mor vesh se e gjitha ishte një sajesë, as Veliaj dhe askush nuk i njoftoi e aq më pak të kërkojë ndjesë të gjithë atyre përfaqësuesve të huaj, të cilëve ju dërgua mesazhi që akuzonte kundërshtarin politik për një krim barbar në gjuhën angleze.

Qenie të tilla janë rrezik i jashtëzakonshëm për shoqërinë ndaj duhet të ndalen një orë e më parë. Shoqata e artistëve duhet të bëjë padi kundër Erion Veliajt për dëmin moral që i ka shkaktuar një prej artistëve më të mëdhenj të Shqipërisë.

Nuk mund të ketë asnjë vend në shoqëri për këta mostra. /55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...