“Po i vjen fundit, shqiptarët nuk do t’i hapin rrugë diktatorit Rama”

Diel, 01 July 2018 14:03

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, duke bërë një analizë të ngjarjeve të fundit ka deklaruar se Kryeministrit po i vjen fundi! “Shqiptarët nuk do përsërisin gabimet e të shkuarës duke i hapur rrugë diktatorit Rama’, shkruan Mehmetaj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Estrada që kthehet në diktaturë dhe “profesionistët” që i bëjnë sehir pushtetit!

Një javë pas përmbytjes dhe një vit pas zjarrit në Bibliotekën Kombëtare, ku janë nëpunësit e zellshëm të qeverisë që nguteshin kush e kush të thoshte më parë se Teatri Kombëtar duhet shembur për shkak të rrezikshmërisë?

Pavarësisht se Teatri nuk është përfshirë nga flakë e pavarësisht se nuk përmbytet, ai menjëherë duhet shembur (se kështu do Kryeministri), ndërsa për Bibliotekën Kombëtare të gjithë e kanë gojën të kyçur.

Asnjë përgjegjës! Asnjë ndërhyrje!

Edhe fondin prej 12 mijë librash e thajnë me tharëse flokësh, se qeveria jonë është e varfër në buxhet dhe e tharë në shpirt që të kujdeset për Bibliotekën.

Ku është drejtori i Institutit të Ndërtimit? Pse nuk flet me zell edhe për Bibliotekën njësoj si për Teatrin? Më njoftuan se edhe për të kontrolluar godinën kishte shkuar pasi kishte rënë niveli i ujit, që të mos gjente shkakun e vërtetë të përmbytjes.

Ku është drejtori i Zjarrfikësve? Pse nuk ka marrë asnjë masë për të mbyllur Bibliotekën Kombëtare ashtu siç kërkon për Teatrin?

Ku janë ata profesorët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë për të cilët godina e Teatrit Kombëtar nuk ishte trashëgimi kulturore? Po librat i vlerësojnë të rëndësishëm për tu ruajtur? Librat a vlejnë si dëshmi e prekshme e historisë dhe Identitetit tonë Kombëtar?

Ku janë ata urbanistë dhe arkitektë që nxitonin të merrnin fjalën në shfaqjet e Kryetarit të Bashkisë? A nuk vlerësojnë ata se është dëshpëruese për Shqipërinë që Biblioteka Kombëtare të jetë një hapësirë e sajuar të cilës me zor i gjen derën dhe nuk ka as edhe një sallë të vetme dinjitoze?

Përgjigja është fare e thjeshtë. Biblioteka Kombëtare nuk ka tokë për të ndërtuar Kulla. Biblioteka Kombëtare nuk ofron para për xhepat e Kryeministrit!

Kryeministrit po i vjen fundi! Shqiptarët nuk do përsërisin gabimet e të shkuarës duke i hapur rrugë diktatorit Rama.

Po ju “profesionistëve” çfarë do ju mbetet? Një gurë i rëndë në ndërgjegje që nuk treguat karakter e dinjitet përballë pushtetit.

Ps. Ndërkohë Kryeministrin e gjeni në Korçë duke buke bërë rolin e klounit në estradën e radhës.

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 14:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...