Shehu: Qeveria po i jep goditjen fatale Sistemit Shëndetësor

Diel, 01 July 2018 20:21

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar ditën e sotme lidhur me një vendim të qeverisë për sistemin shëndetësor.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se ky vendim i qeverisë po merret jashtë çdo transparence, konsulte me specialistet, qofte dhe me institucionet ndërkombëtare te sektorit.

Reagimi i Shehut:

Goditje fatale per Sistemin Shendetesor me reperkusione te thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive.
Keshilli i Ministrave do te kaloje nje Projekt Vendim per krijimin e Operatorit te Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor.
Ky eshte ne vazhdim te nje Plan Veprimi te Ministrise se Shendetsise e Mbrojtjes Sociale, te pregatitur ne fshehtesi nga nje “NGO” e qe duhet implementuar deri qershor 2019.
Cdo gje po behet jashte cdo transparence, konsulte me specialistet, qofte dhe me institucionet nderkombetare te sektorit.
Krijimi i ketij operatori, qe do te administroje mbi 300 M $ mbyll cdo mundesi per decentralizimin e sistemit tone shendetesor.
Nuk mund te kete keshtu asnje hap perpara drejt ”spitalit ndermarje”, te cilet futen nen nje centralizem ekstrem.
Kujdesi paresor centralizohet me tej e i mbyllet cdo hapesire per te ecur drejt “profesionistit te lire”.
Zhduket cdo mundesi per perfshirjen e pushtetit vendor ne zhvillimet rajonale te shendetesise.
Roli i Fondit dhe i gjithe sistemit sigurativ ngel vetem teorik ne mbledhjen e 3,4 %, duke e futur ate ne regres te plote.
Nuk hapet asnje perspektive integruese ne sistem, te privatit.
Ne fakt edhe roli i vete Ministrise se Shendetesise zbehet shume, duke u krijuar mbivendosje e konfuzion kompetencash.
Cdo gje do te vendoset, fondet do te perdoren, PPP do te lulezojne nen vendimet e nje te deleguari te Rilindjes.
Ne fakt ky plan veprimi dhe ky projekt VKM bijen ndesh dhe me vete strategjine afat gjate te kesaj Ministrie.

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 20:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...