Tradhtia ndaj Çamërisë, kërkohet takim urgjent me Bushatin

Hënë, 02 July 2018 17:19

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar lidhur me bisedimet Shqipëri-Greqi. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ai thotë se Çamëria nuk shitet dhe nuk barazohet me Vorio-Epirin. Shpëtim Idrizi deklaron se kjo çështje zgjidhet nga burra me dinjitet këombëtar, ndërsa rendit dhe kërkesat ndër vite për çështjen Çame.

Ai i ka bërë thirrje ministrit Bushati për takim urgjent pasi sipas tij boll ka folur me heshtjen e tij. Idrizi thotë se ata që mendojnë se mund ta shesin Çamërinë e kanë gabim pasi do të përballen me një reagim të fortë dhe masiv.

Postimi i plotë:

Çamëria nuk shitet, nuk barazohet me Vorio-Epirin, nuk e negocioni dot

Çamëria zgjidhet nga burra shteti me dinjitet Kombëtar!

Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur transparencë nga Bushati, deri më

sot na është përgjigjur Kotzias i majmur, i kënaqur dhe arrogant, se për

Çamërinë nuk kemi biseduar e nuk bisedojmë.

Kemi kërkuar zbatimin e “Rezolutës për Çamërinë”, na përgjigjen

mediat greke se do barazohet termi Çamëri me Vorio-Epirin.

Kemi kërkuar që pleqtë tanë të shkojnë e të shohin dhe njëherë shtëpitë e

tyre nga ku ikën nga barbaritë e andarteve greke kërthinj, na përgjigjen

me marrëveshjet për Toponimet, ku prindërit tanë duhet të ndërrojnë

vendlindjet në pasaportat Shqiptare.

Kemi kërkuar të ketë një varrezë njerëzore e një përmendore kujtese për mijëra pleq, gra e fëmijë, që u vranë jo në lufte, po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë pabesisht.

Na përgjigjen me varrezat e ushtarëve grek që erdhën si pushtues në Shqipëri, e me përmendoret e turpit të kriminelit Napolon Zerva, në disa qytete në Greqi.

Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar në Greqi për shqiptarët në Çamëri e Arvanitasit dhe hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, status që e kanë pasur që në vitin 1927.

Na përgjigjen me ligjin për Minoritetet, ku e nxorrën Shqiperinë me 9 minoritete, e zgjerimin e zonave minoritare Greke jo vetëm në Finiq e Dropull, ku ishin të përcaktuara që në vitin 1937, në kohën e mbretit Zog, e që Shqipëria duhet të vazhdojë me avancimin e të drejtave të minoritet grek në Shqipëri, shkoni e shikoni në Bashkinë e Konispolit që u krijua falë deputëve të PDIU-së, se si trajtohet minoriteti grek nga një kryetar Bashkie nga Çameria.

Kërkuam 12 vjet heqjen e ligjit të luftës. Na përgjigjen pas 11 vjetësh që po egziston, do ta heqim, po Kotzias e Bushati nxitojnë të thonë që do të hiqet, po Çamët nuk përfitojnë. Krejt e kundërta është e vërtetë dhe ata e dinë mirë…

Kush mund të mendojë që ka fuqi e këllqe të varrosë Çështjen Çame, e ka gabim dhe të pamundur. Gafurrët e vetkenaqen kot në Athinë e në Tiranë, se duhet të lexojnë 74 vjet histori tonën, që s’na kanë mundur dot as vrasjet, as shpërnguljet, as diskriminimi dhe as harresa.

Kemi kërkuar mbylljen e marrëveshjes fillimisht për kufijtë tokësor e detar, kufijë të caktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që Greqia akoma nuk e ka ratifikuar. Na përgjigjet Kotzias që do zgjerohemi nga 6 në 12 milje me Shqipërinë në hapesirën detare. Çdo të thotë kjo?

Na përgjigjen këta tanët se kjo marrëveshje do jetë më e mirë se e para. Çdo të thotë, ata shiten më shumë, e ne më pak. Apo na futi interesi i Greqisë për zonat Ekonomike me kokë në det, kur ne duhet të ishim me këmbë në tokë, për të mbyllur marrëveshjen për kufijtë tokësor më parë.

Sot dhe Gjykata Kushtetuse nuk është funksionale, uroj mos të jetë e qëllimshme

Integriteti e sovraniteti Kombëtar nuk negociohet por zgjidhet, ajo që i përket Shqipërisë është e shqiptarëve, na e kanë lënë amanet të parët, duhet t’ja lëmë amanet të pa cenuar fëmijëve .

Shoqata Çameria dhe PDIU, do kërkojë në mënyrë të përsëritur dhe për herë të fundit takim urgjent me Z.Bushati, për të bërë transparencë dhe për ti thënë dhe ministrit tonë të Jashtëm, që deri më sot ka folur boll me heshtjen e tij.

Në rast të kundert, e nëse dikush mendon që ta tradhëtojë Çamërinë, ne do ftojmë të gjithë Shqiptarët në protesta masive, në bojkot të produkteve greke, duke radikalizuar fort qëndrimin tone e të gjithë Shqiptarëve patriot, që i bashkon dinjiteti Kombëtar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...