Teatri, Shezai Rokaj: Rama po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar

Saturday, 07 July 2018 16:14

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj e ka quajtur qëndrimin e qeverisë për Teatrin Kombëtar, si absurditetin më të madh që mund të bëjnë institucionet kundër trashëgimisë së vendit.

Përmes një postimi në “facebook”, ai thotë se kryeministri Rama “po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar”.

Postimi i plotë:

Absurd-teatri si pjellë e absurditetit të një fiksimi?

Kryeministri e tha para disa ditësh se Teatri nuk është më pjesë e historisë. Po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar.

Po në Evropën ku kërkojmë të shkojmë modernizmi është në vazhdim dhe në harmoni me traditën, e cila ruhet si objekt kulti, si pasuri e gjeneratave, si kujtesë që bashkon brezat, duke krijuar arketipin identitar në kuptimin e Jungut. Pra, llogaritjet mjerane në llaç e tulla, që pragmatistët industrialë janë rrekur të japin për ta quajtur ‘ndërtesë pa vlerë’, nuk kanë vlerë, sepse ato janë bërë nën efeketet e pragmatizmit industrial, që ka rënë në amnezi historike. Mirëpo ky teatër është pjesë e qenies sonë, e gjuhës sonë të lëvruar në skenë, janë pjesë e rritjes sonë; ato janë pjesë e kujtesës sonë dhe kujtesa nuk ka çmim; ajo nuk mud të banalizohet me llaç e tulla, pasi pa të ne jemi një hiç sartrian.

Historia e kujtesës sonë është një tërësi ngjarjesh dhe monumentesh, si këto teatra, që në rrjedhë të kohës shërbejnë si pika referimi për të ardhmen dhe mbi të cilat ngrihet kujtesa kolektive e vetëdija në kuptimin e dasein-it heideggerian.

Po cili është në thelb problemi: teatri i kullave apo kullat tek teatri? Mund të merrja më shumë se një përgjigje, mbase edhe asnjë. Sidoqoftë, fakt është se amnesia e mazhorancës për vlerën e Teatrit dhe mosdëshira për rijetësimin e tij, në vend të prishjes, është mbërthyer fort prej thanatosit e grykësisë së pragmatizmit industrial, i cili priret të rrafshojë gjithçka, që ta kthejë në një fushë të bardhë, do të thoshte Lock-u, e për t’ia filluar sërish qytetërimit nga e para. Dhe kjo që po ndodh sot, mù para nesh, ka një emër: është një teatër absurd i absurditetit të qeverisjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...