Teatri/ Pelinku: Si po favorizohet kompania Fusha nga Rama, Veliaj sekseri

Diel, 08 July 2018 13:46

Lealba Pelinku, Drejtuese e Departamentit Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike ka qenë e ftuar sot në Fax News, për të komentuar vendimin e fundit të qeverisë Rama për të kaluar me ligj të posatshëm, ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Pelinku u shpreh se historia e prishjes së Teatrit është aq e vjetër, sa dhe koha e qëndrimit në funksione publike të Edi Ramës, duke shtuar se tashmë kryeministri ka bërë të mundur që pronën publike, t’ia japë privatit duke shkelur ligjin.

‘’Historia e Teatrit është një histori aq e vjetër sa historia e Ramës në funksione publike. Duke qenë se vite më parë nuk mundi që ta bënte prishjen e godinës, tashmë ka filluar ta vërë në zbatim.

Fillimisht e hoqi nga monumentet e kulturës së Tiranës, përveç kësaj i ra ndesh Kushtetutës së vendit për të arritur qëllimin final , këtë që diskutojmë ne sot.

Për shkak se nuk mundi që ta kalonte në Këshillin Bashkiak pasi nuk kishte 3/5 e votave, i ra ndesh Kushtetutës duke rrëzuar një ligj me shumicë të cilësuar, me një ligj të posatshëm.

E marrim të mirëqenë se Kompania Fusha ka pasur vullnetin e mirë që të bënte një studim të zonës, rrjedhimisht duhej që kjo kërkesë të futej në binarët e procedurës së koncensioneve.

Ka pasur një mungesë të plotë të transparencës nga ana e Bashkisë, ministrisë dhe të qeverisë. Rama e ka llogaritur që një procedurë të tillë ta kalojë brenda këtij korriku.

Palët kanë rënë dakord dhe është e kotë që ne të argumentojmë afatet kohore, që është 30 ditë për periudhën e negociimit”, tha Pelinku.

Më tej ajo u ndal dhe te favorizimi që sipas saj i është bërë kompanisë Fusha nga ana e qeverisë së Edi Ramës, që prej ditës kur ka ardhur në pushtet, duke thënë se shumë prej kontratave i ka fituar duke qenë e vetme në garë. Rasti më flagrant sipas Pelinkut është ai i Sheshit Skënderbej.

‘’Firma Fusha rezulton në top listën e firmave që kanë fituar tendera nga ana e qeverisë Rama. Kjo kompani nga 2014 deri në momentet që flasim, është rritur në mënyrë eksponenciale dhe nuk përkon me shpërndarjen e drejtë mes operatorëve në treg.

1/3 e rasteve që ka fituar kontratat, kjo kompani ka fituar pa garë, që do të thotë kjo kompani thërritet nga insitucioni dhe i thuhet që ‘’hajde të negociojmë kushtet e kontratës”.

Rasti më flagrant është ai i shtetit Skënderbej, ku kompania Fusha ka qenë e vetme në garë, dhe ka marrë sa më shumë të mundet nga buxheti i shtetit, pasi oferta që ka paraqitur ka qenë e njëjtë me fondin limit. Erion Veliaj ka marrë rolin e sekserit në gjithë këtë histori, dhe këtë e kemi parë dhe në komisionet parlamentare.

Nëse do të kishte vullnet nga ana e Prokurorisë, patjetër që do të kishte fajtor. Edhe pse Rama në mënyrë diabolike, jo më kot vendosi që t’ia lërë fajin parlamentit.

Rama e ka ndërtuar të gjithën këtë në këto momente, duke ditur paralizën në të cilën ndodhet sot Gjykata Kushtetuese”, u shpreh më tej Pelinku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...