Pse Rama zgjodhi për të bërë Arta Markun vegël të tij

Diel, 08 July 2018 19:40

Pak ditë më parë, kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, kishte radhën për të dalë përpara Vettingut.

Të gjithë e dinë sesi erdhi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku, ndërsa ajo u bë edhe më e dukshme kur doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ashtu siç ishte e qartë që ishte Edi Rama që e solli si vegël Arta Markun në drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, ishte e qartë mënyra sesi ajo e kaloi vettingun.

Marku nuk ishte e pranishme vetë, por përfaqësohej nga një avokate, gjë për të cilën edhe u shpreh shqetësim nga ana e përfaqësuesit të ONM.

Edhe pse Marku doli e pastër për pasurinë, u ngritën shumë pikëpyetje për shkak të profesionalizmit të saj.

Ishte përfaqësuesi i ONM-së, i cili shprehu shqetësim të madh përsa i përket një vendimi të dhënë nga ana e Markut kur ishte në kryet të Prokurorisë së Shkodrës. 

Duke qenë se ana profesionale e Markut lë për të dëshiruar, ka bërë që të pranojë edhe të jetë vegël e Edi Ramës.

Shumica prej prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk kanë kaluar vettigun, për shkak të pasurisë, ndërsa përsa i përket Arta Markut, po të mos kishte mbështetjen e Ramës do ishte përjashtuar për shkak të paaftësisë së si prokurore.

/55News.al/

Modifikuar më Diel, 08 July 2018 19:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...