Zona ku Rama është deputet, më e kriminalizuara (statistikat)

Diel, 08 July 2018 20:14

Ngjarja e rendë kriminale, ku dy banda u përplasën me armë zjarri në një lokal nate në zonën e Dhërmiut, u zhvillua mbrëmë edhe pse Vlora ishte blinduar nga policia pasi deputeti i saj , njëkohësisht kryeministri Edi Rama ndodhej në këtë zonë. Rama kishte shkuar të kalonte fundjavën në qytetin bregdetar bashkë me familjen, dhe këtë e konfirmoi mëngjesin e sotëm kur postoi një foto me djalin e tij, Zahon.

Ai e ndjen veten e sigurtë, pasi pas vetes mban një duzinë me ushtarë të gardës dhe truproja, ndërsa dhjetëra qytetarë rrezikuan jetën nga përplasja me armë dhe sende të forta në lokal.

Por Vlora nuk është rastësisht qyteti më i inkriminuar. Çuditërisht, deputet i kësaj zonë është kryeministri Rama.

Sipas statistikave të viteve 2015, 2016, 2017 në qarkun Vlorë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1711, që përbën nivelin më të lartë të kriminalizimit të popullsisë në vend.

E pavarëisht fakteve, Rama nuk denjon të flasë për masa shtrëngese. Krimin e lartë në Vlorë e shpjegon fare mirë strategjia me mbjelljen e kanabisit.

Një muaj më parë Rama çelte sezonin turistik në Orikum, dhe vizitën e  tij e kanë paraprirë disa ngjarje të renda kriminale që nga vrasjet e deri të trafiku i kanabisit. Vlora, në fillim të qershorit,  u trondit nga breshëritë e automatikut dhe vrasja e një 29 vjeçari. Ndërsa ditën e vizitës së tij, një gomone ishte bërë gati për të transportuar 700 kilogramë kanabis drejt Italisë.

Kur të gjithë presin që Rama më së shumti t’u shërbejë atyre që u kërkoi votën për mandatin e tij, ai nuk përmend asnjëherë ndonjë masë shtrënguese apo që do ti paraprijë rritjes së sigurisë së banorëve të zonës fillimisht dhe turistëve të cilët i ftoi të kalojnë pushimet verore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...