Arrestimi i Tahirit, Gjykata e Lartë regjistron rekursin

Saturday, 21 July 2018 14:02

Gjykata e Lartë është duke shqyrtuar ankimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkon sërish masën e sigurisë me burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë, regjistrimi i rekursit është bërë më datën 18 korrik 2018, ku prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal arrest në burg” për personin nën hetim, Saimir Tahiri.

Rekursi u paraqit në Gjykatën e Lartë nga prokuroria pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit të Brendshëm që hetohet për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj nga Vlora dhe për shpërdorim detyre.

Masa e arrestit me burg ishte kërkuar nga prokuroria edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për ish-ministrin Tahiri, por më 12 maj të këtij viti togat e zeza refuzuan burgosjen e ish-ministrit duke e lënë atë në arrest shtëpie.

Ish-zyrtari qëndroi në këtë masë vetëm për dy javë, pasi Gjykata e Apelit e shfuqizoi atë duke e lënë të lirë Saimir Tahirin pa masë sigurimi.

Modifikuar më Saturday, 21 July 2018 14:38

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...