Bombardimet në Siri, reagon më në fund edhe Bushati

Saturday, 14 Prill 2018 12:48

Tirana zyrtare është radhitur pro mbështetësve të ndërhyrjes ushtarake në Siri që u ndërmor mëngjesin e sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britani.

Edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një reagimi, arsyeton pse mbështet sulmin ushtarak ne Siri dhe krimet kundër njerëzimit qe ka bere regjimi sirian me përdorimin e armeve kimike.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënon ashpër sulmin me armë kimike, në qytetin e Doumës, Siri, i cili mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sulmet e sotme nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet. Nxitësit dhe autorët e akteve të tilla duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme dhe mbështet çdo përpjekje për këtë qëllim, si mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullit sirian dhe për të sjellë një paqe afat-gjatë dhe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.”, -thuhet në reagimin për mediat.

Po ashtu, për këtë sulm, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, si dhe PD dhe LSI, që kanë mbështetur bombardimet e SHBA, Francës dhe Britanisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrëfimi i dhimbshëm: Burri i parë ishte i martuar me dy fëmijë, i dyti iku pa e ditur që isha shtatzënë

Aktualitet

Rrëfimi i dhimbshëm: Burri i parë ishte i martuar me dy fëmijë, i dyti iku pa e ditur që isha shtatzënë

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një gruaje, e cila u martua në moshën 33-vjeçare me një person që e njohu përmes vajzës së xhaxhait. Kushtet...

Izraeli sërish në zgjedhje

Globi

Izraeli sërish në zgjedhje

Parlamenti izraelit vendosi që vendi të mbajë zgjedhje të reaj më 2 mars të vitit që po vjen, të tretat me radhë në më pak se një vit, pasi që...

I bënë pritë pasi tërhoqi paratë nga banka, maskat i vjedhin 15 mijë euro

Aktualitet

I bënë pritë pasi tërhoqi paratë nga banka, maskat i vjedhin 15 mijë euro

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar mbrëmë në Burrel, ku pre e sulmit ka rënë një person që sapo kishte dalë nga banka. Sipas “News 24”, disa persona të maskuar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!