Voltana Ademi: Shkodra shpall “non grata” Ramën!

Saturday, 14 Prill 2018 14:50

Kryetarja e Bashkisë Shkodër,  Voltana Ademi ka përshëndetur protestën e sotme që zhvilloi biznesi i vogël në Shkodër, kundër skemës së TVSH.

Përmes një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Ademi komentoi mes të tjerash edhe anulimin e vizitës së kryeministri Edi Rama në Shkodër, duke shtuar se ‘Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën’, ndërsa dha paralajmërimin se ky ishte vetëm fillimi.

REAGIMI I ADEMIT
Qytetarët shkodranë si gjithmonë në krye të çdo ndryshimi në Shqipëri! Edhe sot qindra qytetarë protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit që po rrënon familjet shqiptare, po shkatërron biznesin, po detyron të rinjtë të braktisin vendin, që po burgos të pafajshëm dhe mbron kriminelë të veshur me imunitet.

Një falenderim i veçantë për biznesin e Shkodrës, i cili në shenjë solidariteti uli qepenat për ti thënë kryeministrit se janë kundër masave shtypëse, siç është TVSH për biznesin e vogël. Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve e Veriut. Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën! Dhe është vetëm fillimi…

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrëfimi i dhimbshëm: Burri i parë ishte i martuar me dy fëmijë, i dyti iku pa e ditur që isha shtatzënë

Aktualitet

Rrëfimi i dhimbshëm: Burri i parë ishte i martuar me dy fëmijë, i dyti iku pa e ditur që isha shtatzënë

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një gruaje, e cila u martua në moshën 33-vjeçare me një person që e njohu përmes vajzës së xhaxhait. Kushtet...

Izraeli sërish në zgjedhje

Globi

Izraeli sërish në zgjedhje

Parlamenti izraelit vendosi që vendi të mbajë zgjedhje të reaj më 2 mars të vitit që po vjen, të tretat me radhë në më pak se një vit, pasi që...

I bënë pritë pasi tërhoqi paratë nga banka, maskat i vjedhin 15 mijë euro

Aktualitet

I bënë pritë pasi tërhoqi paratë nga banka, maskat i vjedhin 15 mijë euro

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar mbrëmë në Burrel, ku pre e sulmit ka rënë një person që sapo kishte dalë nga banka. Sipas “News 24”, disa persona të maskuar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!