×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

PD: Prokuroria i shërben krimit, asnjë hetim ndaj trafikantit të Ballës

Saturday, 25 August 2018 12:12

Deputeti Luçiano Boçi nga selia e PD-së tha sot se:

“Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritete greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi duke përfituar miliona euro nga Buxheti i Shtetit pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën. Por Prokuroria dhe Policia kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë në harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim me rregullat e Prokurimit Publik.

Prokuroria që po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike. Prokuroria hesht pavarësisht se PD ka publikuar fakte që provojnë shkeljen e ligjit, për t’i dhënë të paktën 14 milionë euro, mikut me 5 emra të Taulant Ballës.”   

Modifikuar më Saturday, 25 August 2018 12:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...