Video/ PD: Si u dogj makina e nënkryetarit të bashkisë Mallakastër, policia fsheh ngjarjen

Diel, 26 August 2018 17:55

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar një status në Facebook si dhe videon për mediat, ku shihen dy persona gjatë natës të cilët i kanë vënë flakën makinës së nënkryetarit te Bashkisë Mallakastër, njëkohësisht nënkryetar i PD, Hajredin Serjanaj si dhe largohen me shpejtësi.

Përmes postimit në Facebook, deputeti demokrat thotë se policia do ta mbyllë ngjarjen si aksidentale.

“Pavarësisht se policia ka pare me pamje se djegia e makinës është e qëllimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zvkryetarit te Bashkisë Serjanaj ta mbyllin këtë çështje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se kështu do te ishte me mire për te dy palët”- thotë Alibeaj në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj.

3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte.

Policia e Rames dhe Xhafes eshte faktuar edhe ne kete rast se eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetarit te ndershem!

Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental.

Pavaresisht se policia ka pare me pamje se djegia e makines eshte e qellimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policise Mallakaster i ka kerkuar zvkryetarit te Bashkise Serjanaj ta mbyllin kete ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palet.

Heshtja dhe mbyllja me presion e nje akti kriminal mund t’i sherbeje qetesise se pushimeve te Rames, Xhafes, bandave dhe krimit, me te cilin bashkeqeverisin, por qetesia e tyre eshte e rreme!

Duke denuar rende sulmin ndaj nenkryetarit te Bashkise se Mallakastres, Hajredin Serjanaj, njekohesisht, nenkryetar i PD, shpreh vendosmerine e demokrateve Mallakastres, Fierit dhe Shqiperise per t’i dhene fund shume shpejt qetesise kriminale te kesaj qeverie!

Shume shpejt te pushtetshmit e sotem do te pergjigjen neser per çdo paligjshmeri dhe shkelje!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...