Kreu i PAA, Agron Duka: Të ngrihet një "Task-Force" ndërkombëtare për t'i goditur lidhjet e politikës me krimin

Hënë, 03 September 2018 15:41

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka hedhur një ide dhe propozim të rrallë për dhënien fund të situatës katastofale në Shqipëri, kur politika, krimi dhe një pjesë e biznesin janë bërë njësh. Ai kërkon ngritjen e një “Taks-Force”, e cila të merret vetëm me shqetësimin sa i takon çështjes së lidhjes së krimit me politikën.

Duka shprehet se situata në vend ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa thekson se zhbërja e kësaj simbioze është sfida më e madhe jo vetëm e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare.
Në një intervistë për gazetën ‘Telegrafi’, kreu i PAA-së thotë se ndoshta është momenti për një apel ndërkombëtarë, ku të kërkojmë mbështetjen e agjencive ligj-zbatuese të aleatëve.

“Situata në vend ka dalë jashtë kontrollit, edhe si pasojë e sigurisë që krimi ka fituar falë raporteve të ngushta me politikën. Unë kam folur shpesh për betonizim të marrëdhënieve midis mazhorancës dhe krimit, dhe jam ende i të njëjtit mendim. Zhbërja e kësaj simbioze është sfida më e madhe jo vetëm e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare. Ky raport shkatërron jetën politike, përmes votave që siguron krimi; jetën ekonomike, përmes parave të pista që hynë në ekonomi dhe konkurrojnë bizneset e ndershme; dhe vetë sigurinë e qytetarëve. Rasti i gazetares Klodiana Lala është emblematik, tregon se terreni dhe guximi i fituar nga krimi është shumë i madh. Ne si opozitë e kemi denoncuar, por kjo nuk mjafton. Ndoshta është momenti për një apel ndërkombëtarë, pse jo të nisur nga opozita, ku të kërkojmë mbështetjen e agjencive ligj-zbatuese të aleatëve tanë për të ngritur një task-forcë që të merret ekskluzivisht me këtë shqetësim. Vetëm nuk mund t’ia dalim”, shprehet Duka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...