Skandali/ Punonjësit e Veliajt pinë ujë me tender, qytetarët mbajnë radhën në autobote

Premte, 07 September 2018 21:29

Abuzimi me pushtetin nuk njeh kufij! Pushtetarët, pasi vunë pasuri të madhe, fituan prona publike, blenë vila në zonat urbane dhe bregdetare, tashmë mendojnë për kushtet e punës. Nëse çdokush prej nesh është zgjuar e ngrysur duke dëgjuar “hajde ujë Selite!”, krejt e kundërta ndodh me punonjësit shtetërorë. Ata, të cilët duhet të punojnë që t’u sigurojnë qytetarëve të thjeshtë ujë të pijshëm 24 orë.

Së fundmi, Bashkia e Tiranës ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimit Publik ku kërkon “blerje ujë i pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë për vitin 2018”. Nga muaji shtator, e deri në muajin dhjetor, bashkia do të shpenzojë plot 14 milionë lekë për ujë të pijshëm për punonjësit.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili vjen menjëherë pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve të Tiranës, të cilët mbetën për javë me radhë pa ujë! E theksojmë pa ujë, pasi uji i pijshëm në Tiranë është një “mollë e ndaluar”. Vetëm 5 përqind e kryeqytetit ka ujë të pijshëm në rubinetat e çesmave, pasi pjesa tjetër, edhe ai që u vjen, nuk është as për të larë. Madje, qindra pallate kanë ujë të pijshëm nga puset që kanë shpuar, por e paguajnë njësoj faturën, madje edhe me disa taksa të vendosura nga pas.

Por, bashkia vijon neglizhencën, teksa trumbeton me të madhe rregullimin e disa rrugëve sekondare, apo edhe vijat e bardha 3D. Në dokumentet që disponon Tpz.al thuhet se kjo shumë, pra 14 milionë lekë, që me TVSH shkojnë deri në 17 milionë, është siguruar nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Pra, nga taksat e qytetarëve, të cilët, krahas pagesës së faturës së ujit të papijshëm, blerjes së ujit të pijshëm në dyqane, u duhet të paguajnë edhe ujin e pijshëm të punonjësve të bashkisë.

Në dokumente vihet re se bashkia nuk ka preferuar që të bëjë garë në tender për ujin e punonjësve, por e lidhi kontratën direkte me një operator privat. Edhe në këtë rast, barra vijon të bjerë mbi qytetarët, taksat e të cilëve janë dhjetëfishuar gjatë kohës që bashkia po drejtohet nga Lali Eri!/TPZ.AL/

ttttt 1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...