×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, diskutohen propozimet për ndryshimin e statutit

Saturday, 14 Prill 2018 19:07

Partia Demokratike  ka mbledhur këtë të shtunë Kryesinë e partisë për të diskutuar propozimet për ndryshimin në statut. Mbledhja e Kryesisë së PD-së  ka nisur rreth orës 18:46 dhe i paraprin mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Dy forumet do të miratojnë statutin e ri të PD që do i paraqitet për votim Kuvendit Kombëtar , i cili  pritet të mblidhet në fund të muajit nga ku do të nisë faza për riorganizimin e partisë.

Ja rekomandimet per ndryshime statutore, qe po diskutohen ne kryesine e Partise Demokratike 

Procesi eshte udhehequr nga dy parime:

Sigurimi i hapesirave dhe garancive demokratike ne parti

Përfshirja në vendimarrje e anetarësisë.

Burimet për rekomandimet e ndryshimit të statusit vijnë nga:

Propozimet e dala gjatë analizës

Praktika e partive simotra ne Gjermani dhe Britani

Propozimet e dy flukseve te ndryshme, që kane paraqitur platfome politike dhe draft statut krejt te ri

Propozime individuale nga anëtare, kryetarë degësh dhe anëtarë të forumeve të partisë.

Afrimi i vendimarrjes tek anetarësia.

Propozimi për përfshirjen e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.

Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarje të rëndësishme politike të parties, duke perfshire miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjite dhe programet politike dhe elektorale;

Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotesisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.

Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmeri për anetarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.

Standartet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.

Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, që do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje të miratuar nga Këshilli Kombëtar, është propozim i shpallur në projekt-statutin e dy anetareve te KK, i pershtatur per kushtet tona nga modeli origjinal i Partise Konservatore Angleze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...