Basha thirrje ambasadave: Reagoni! Mbrojtja e përdhunimit, kambanë alarmi për shqiptarët

E mërkurë, 26 September 2018 20:14

Kryedemokrati Lulzim Basha pasi publikoi videon e plotë të rrëfimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu ku ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me përdhunimin e shtetases Xhensila Maloku, i bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë dhe të mos heshtin.  Oficeri rrëfen se e reja është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në polici, oficerët nuk ia kanë pranuar pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të vëllanë dhe në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke i vënë pistoletën në bark për të mos folur.

Për këtë oficeri tregon se vetë deputeti i ka kërkuar të zhdukë të gjitha dokumentet dhe provat. Ndërkohë gjatë hetimit të tij ai është kërcënuar se do ta vrasin dhe për këtë ka pasur dijeni dhe shefi i komisariatit.

Apeli i Lulzim Bashës:

“Një vajzë e pambrojtur është rrëmbyer, përdhunuar në mënyrë sistematike. Është një krim monstruoz. Është një krim shtetëror. Para drejtësisë duhet të dalë përdhunuesi, por edhe pushtetarët. Kryebashkiaku Artur Roshi, deputetët Rrahman Rrahja dhe Taulant Balla. Para ligjit të dalin edhe të gjithë ata që mbrojtën këtë krim, nga policia deri te prokuroria. Ky krim i rendë kundër njeriut i mundësuar nga funksionarë  më të lartë të shtetit është një kambanë alarmi. Tashmë jeta e çdo shqiptari është në rrezik. Ju bëj thirrje  shqiptarëve , grave dhe vajzave ta ngrenë zërin. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit. Ju bëj thirrje komunitetit shqiptar të mos mbyllë sytë por të reagojnë. Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin. Kur shtetin e kap krimi, qytetarëve u mbetet të ngrihen me të gjitha mënyrat”

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 22:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...