Ambasadori i ri i Zvicrës, Adrian Maitre, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

E Enjte, 18 October 2018 18:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane, Andre Maitre. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën teknike zvicerane, për Shqipërinë, që nga viti 1992.

Duke u ndalur në mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta nënvizoi se numri i investimeve dhe pranisë së kapitaleve dhe kompanive zvicerane në Shqipëri, është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

“Krijimi para një viti i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri është shumë pozitiv dhe mundësitë për bashkëpunim në këtë drejtim janë të shumta”, – u shpreh Presidenti Meta.

 Presidenti Meta vlerësoi eksperiencën e pasur në fushën e bashkëpunimit për zhvillim dhe shprehu besimin se falë kësaj eksperience, projektet zvicerane të zhvillimit në Shqipëri, do të marrin një nxitje dhe një dinamikë edhe më të madhe.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi vijimin nga Zvicra të Strategjisë së Zhvillimit për Shqipërinë, për periudhën 2018-2021, të cilën e konsideroi si një mundësi shumë të mirë për të mbështetur pushtetin vendor dhe luftuar varfërinë në zonat e thella të vendit.

Një vlerësim të veçantë Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë e po i jep arsimit profesional në Shqipëri, duke kontribuar kështu për një formim profesional më të mirë të të rinjve shqiptarë.

 Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për lehtësirat që autoritetet qendrore dhe vendore zvicerane kanë krijuar për integrimin e komunitetit shqiptar në jetën sociale të vendit, si dhe mbështetjen e tyre për të shpalosur aftësitë në fusha të ndryshme, kulturore, sportive apo ekonomike.

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 18:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...