PD: Rama dëbon Shoqatën Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj

Premte, 19 October 2018 11:41

Partia Demokratike dënon vendimin e paligjshëm të qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj.

Në një njoftim për mediat, PD thotë se Edi Rama po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik.

Po ashtu, PD thotë se akti i qeverisë është dëshmi se liritë dhe të drejtat e shqiptarëve po treten përditë dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si në vitin 1991.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me forcë vendimin e qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj.

Ky dëbim, i pabazuar në ligj, është një vendim personal i Edi Ramës dhe merr shkas vetëm prej instinktit pervers të luftës klasore, trashëguar nga babai i tij biologjik dhe ati i vet ideologjik Enver Hoxha.

Me këtë akt, Edi Rama dëshmohet edhe njëherë si armik i lirive të njeriut, shpërfillës i respektit njerëzor, frymëzues i skutave më të egra të krimit politik. Çdo ditë, ai po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik.

Nuk ka fund egërsia klasore që ai hedh ndaj të përndjekurve politikë:

  • • Emëron në poste kyçe pinjollë të Byrosë Politike komuniste.
  • • Promovon hetuesit dhe persekutorët më të egër të regjimit komunist, duke i futur ata edhe në sistemin e ri të drejtësisë.
  • • Rrënon kullën e Prek Calit, simbol të antikomunizmit.
  • • Urdhëron t’i këndohet diktatorit.
  • • Keqpërdor fëmijët të parakalojnë me pankarta me simbolet e komunizmit.
  • • Ndërpret me ligj të posaçëm dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe haptas.

Kudo e kurdo mundet, Edi Rama shfaqet si një buratin i diktatorit, një kryeministër i yllit me pesë cepa.

Dëbimi nga selia është hapi i radhës i Edi Ramës kundër shtresës së të përndjekurve. Ministrinë e Drejtësisë, si vegël qorre e Edi Ramës, në kundërshtim me kompetencat e saj, po internon edhe njëherë Shoqatën Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve.

Veprimi i qeverisë së Edi Ramës është provokimi më i ndyrë social dhe sulmi i radhës ndaj demokracisë në Shqipëri.

Është dëshmia e radhës se shqiptarëve po u treten përditë liritë dhe të drejtat e tyre dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si më 1991-n, prej të cilës qeveria e Edi Ramës do të ketë të njëjtin fund si rregjimi i atit të tij ideologjik.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...