Kodi i Ramës, kë paralajmëron kryeministri që të fshihet nesër

Hënë, 22 October 2018 19:35

Operacioneve të ndërkombëtarëve, DEA-s amerikane dhe shërbimeve policore të shtetit gjerman, po paraprihen nga dalje të çuditshme publike të zyrtarëve të qeverisë dhe të vetë kryeministrit Edi Rama në media të cilët paralajmërojnë  se do të ketë operacione.

“Mos u habisni nga operacionet që do të ndodhin këto ditë” tha Rama vetëm dy ditë para se gjermanët dhe DEA amerikane të ndërhynte në disa qytete të vendit për të arrestuar grupin e rrezikshëm të heroinës dhe kokainës.

Dhe vetëm dy ditë më pas operacioni ishte i pa realizuar, Lul Berisha, i dyshuar ende si kreu i bandës së Durrësit dhe Kelment Balili, eskobari i Ballkanit, nuk u arrit të arrestoheshin. Rama i paralajmëroi ata që të largoheshin. Nëse deri  tani i ka mbrojtur vetë, me përfshirjen e DEAS dhe policisë gjermane Rama mësohet tu ketë thënë krerëve të bandave se nuk mund tu dalë dot për zot. Ama shërbimin e fundit po ua bën.

Sot, nga Lapraka, gjatë një takimi me gra dhe vajza të zonës Rama devijoi nga tema për të cilën i kishte mbledhur. Ai foli për një tjetër operacion që do zhvillohet nesër.

“Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend” tha Rama duke e trajtuar si një diskutim normal për gratë dhe vajzat që kishte detyruar të mbushnin karriget.

Por që në të vërtetë ishte një tjetër “Kod”, thirrje largimi për miqtë e tij kriminelë.

Se çfarë do të ndodhë nesër, do të jemi në pritje, ndërsa se për kë kokë të bandave policia do të deklarojë se i shpëtoi operacionit, këtë Rama e di shumë mirë që sot.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...