Mbyllja e lojërave të fatit, Manjani: Rama gënjen sa ka kokën, nga dyqani po i kalon në telefon

Hënë, 22 October 2018 21:39

Ish-Ministri Manjani deklaron se kryeministri po mashtron me lojërat e fatit.

I ftuar në Ora News ai thotë se nuk do ketë mbyllje të tyre, por nga objekte fizike do kalojnë në online, duke paralajmëruar një rrezik edhe më të madh.

Manjani: Kryeministri gënjen sa ka kokën kur thotë se do mbyllen lojërat e fatit. Nuk do mbyllen lojërat e fatit dhe kjo është gënjeshtra më e madhe e Kryeministrit që kam dëgjuar këto ditë. Lojërat e fatit janë konceptuar si dyqane, mjedise, lokale, ku njerëzit shkojnë dhe luhen. Nuk është gjë e këndshme por ka ekzistuar. Kryeministri nuk i mbyll dot, do ti heqë nga dyqani dhe do ti çojë në celular. Ka kompani të licensuar.

Tani që flasim ka kompani që ka marrë licencë për të luajtur në telefon. Kjo do të përhapet, do jetë një epidemi, gati e ngjashme me një skemë të re piramidale. Do ti kruajë njerëzit nga xhepat, këtë po bën Edi Rama. Shqiptarët duhet ta dinë sa janë në prag të një supermashtrimi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...