Si i iku goja Saimir Tahirit kur u pyet për skafin 600 mijë euro

E Enjte, 01 November 2018 22:32

Gazetarja Klodiana Lala, pyeti ish-ministrin Saimir Tahiri sonte në lidhje me udhëtimin e tij me jaht nga Mali i Zi drejt Italisë, në maj të 2017-ës. Lala i kërkoi ish-ministrit Tahiri në studion e emisionit “Opinion” se në pronësi të kujt ishte mjeti lundrues dhe a keni udhëtuar ju nga Mali i Zi drejt Italisë me një mjet që kushton rreth 600 mijë euro.

Saimir Tahiri iu shmang edhe pyetjes, nëse ai i kishte dhënë Moisi Habilajt ( i arrestuar ne Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe kushëri i largët i ish-ministrit) skafin që përdorte vet.

Ndërkohë pyetjes së Lalës lidhur me faktin nëse Tahiri ka bërë një udhëtim me jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi ku ai ishte dhe kapiteni, ish-ministri e pranoi publikisht.

Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?

Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.

Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…

Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.

Modifikuar më E Enjte, 01 November 2018 22:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...