"Edi Rama një marionetë e krimit të organizuar"

Premte, 30 November 2018 21:59

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot në emisionin “Zonë e Lirë” se as opozita dhe as banorët që protestojnë nuk janë kundër ndërtimit të Unazës së Re. Por ajo theksoi se banorët duhet të dëmshpërblehen dhe të sqarohet çështja e financimit.

“Edi Rama të sqarojnë kush është pronari i tokës? Të publikohet harta. Jemi dakord për rrugën, por banorët duhet të dëmshpërblehen. Mes banoreve, janë dhe 150 familje të përmbytura nga Liqeni i Fierzës. Vetëm nga energjia që ka prodhuar Hidrocentrali i Fierzës do mjaftonte për blerjen e apartamenteve për strehimin e tyre”,- tha Monika Kryemadhi.

E pyetur se si do të sillet opozita në këtë situatë, Kryemadhi u shpreh: “Edi Rama do ta këtë të vështirë. Edi Rama është në cep. Qëndresa duhet të vazhdojë. Duhet suporti edhe i shumë qytetarëve të tjerë, të cilët do të jenë gjithashtu viktima të planeve gllabëruese të Edi Ramës”.

E pyetur për marrëdhënien me Edi Ramën dhe akuzat ndaj kryeministrit, Kryemadhi tha se “ajo që nuk kanë kuptuar prej kohësh mediat dhe vet politika është se Edi Rama që në fillimet e tij në politikë ishte një marionetë e krimit të organizuar”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...