Afera e pallateve te "Unaza", Basha: Të nisim nesër rezistencën, bashkohuni te Kuvendi

E mërkurë, 19 December 2018 17:45

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sërish mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re për të shprehur protestën bashkë me banorët kundër prishjes së banesave dhe kundër projektit të Unazës së Madhe.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin nesër në protestë e t’iu bashkohen studentëve. Ai kërkoi nga qytetarët të mblidhen tek Kuvendi dhe nga nesër të nisin rezistencën.

“Sot ju e keni parë se si plani urbanistik i Tiranës është ndryshuar nga Veliaj dhe është miratuar nga Edi Rama. Ndryshimi i këtij plani konsiston në ndryshimin rrjedhjes së Lumit të Lanës.
Në fakt është një bandë që nuk ka asnjë qëllim për vendin përveç grabitjes. Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në protestë.
Shqipërinë e konsiderojnë thejsht dhe vetëm si një koloni ku grabisin gjithçka dhe deri në palcë qytetarët. Nuk është vetëm një çështje tarifash. Është çështja e një sistemi të ngritur nga Edi Rama ku politikanë, kriminelë e pedagogët të korruptuar kanë në dorë fatin e 140 mijë të rinjve e qindra mijëra të tjerëve që do vijnë. Ata nuk mund të jenë peng i kësaj klike të korruptuar.
Megjithë këto të zeza që do kishin rrëzuar çdo qeveri europiane sot dua të ndaj me shqiptarët dy lajme të mira.
Nuk ka rrugë tjetër veç përballjes. E patë si ishte katandisur sot Edi Rama në Vlorë. E ka kuptuar se askush nuk ia blen më gënjeshtrat. Nuk e beson më askush. Kanë vendosur të mos negociojnë sepse e kanë kuptuar se ky o do përpiqet t’i blejë negociatorët ose do i mashtrojë. 60 mln euro është afera Veliaj-Bego.
E keni parë deklaratën e Lei Fenit? Planin urbanistik kush e ndryshoi. 200 familje të nxirren në rrugë që të pastroheshin 60 mln euro të drogës e krimit. Shteti ka rënë, gjykata kushtetuese ka rënë, prokuroria ka rënë. E vetmja rrugë është ajo e përballjes. Iu bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër me studentët masivisht para Kuvendit. të nisim nga nesër rezistencën”, deklaroi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...