“Do të armatosemi dhe do të vrasim”, protesta para bashkisë

Premte, 21 December 2018 13:48

Banorët e Bregut të Lumit po protestojnë sot para Bashkisë, pasi banesat e tyre dot shemben në kuadër të zgjerimit të lumit Lanë.

Në një prononcim për Fax News, banorët e Bregut të Lumit shprehen se INUK ka sjellë lajmërim ,që brenda 7 diteësh të lirojnë banesat sepse të mërkurën do vijnë fadromat.

Nëse nuk i lirojne banesat ato shprehen se do kenë 5 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që banorët nuk janë njoftuar për këtë megjithëse disa banorë i kanë banesat në proces legalizimi.

“Na paska bërë këtu një kasolle me lodra fëmijësh dhe thotë kjo është Shqipëria. Ose të na japin drejtësi ose do të armatosemi dhe do të vrasim këdo që është në Kuvend. Unë që jam këtu kam 20 vjet në Tiranë. Dhe kam 20 vjet që paguaj taksa. Kam paguar disa miliona lek. Dhe nuk marrim letra.

20 vjet kam punuar në shtet. Nëse nuk na japin shtëpitë tona, të na japin një banesë 40 familje jemi ne. Nuk kemi një qendër shëndetësore! Nuk kemi çerdhe, nuk kemi shkollë, kemi paguar gjithmonë taksa dhe nuk është bërë asgjë. Na vlerësuan me një çmim qesharak, le të na e paguajnë shpronësimet.

Jo nuk pranojmë bonus qeraje. Unë jam e rregullt me shtetin. Këtu janë të shpronësuar shtëpitë, me vlerësim  u ka dalë dhe vlera e lëkeve tani janë anulluar. Ne duam shpronësimin tonë dhe e lirojmë vet, sikur i kanë marrë të gjithë. Kemi lënë fëmijët pa ushqyr dhe kemi paguar taksat.”- shprehen banorët.

Banorët po nënshkruajnë një peticion ku do ti kërkojnë Erion Veliajt që të shpronësohen dhe legalizohen.

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 13:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...