Dashamir Shehi: Askush s’mund ta blejë të kaluarën, parlamenti s’të bën të ndershëm  

Premte, 21 December 2018 16:42

Deputeti Dashamir Shehi ka theksuar rëndësinë e vettingut në politikë duke e cilësuar si nisjen e një procesi vetë pastrimi. Duke sjellë në vëmendje shprehjen e një filozofi francez, Shehi tha se asnjë, sado i pasur të jetë nuk mund ta blejë të kaluarën.

Parlamenti, vijoi më tej Dashamir Shehi, nuk të bën kurrë të rëndësishëm apo të ndershëm dhe se në sallë kanë hyrë shumë politikanë por tashmë janë jashtë, kanë para por nuk kanë fytyrë.

“Këtu janë bërë shumë pasanikë në këtë sallë, disa hiqen për të ndershëm, disa hiqen për intelektual. Ne jemi populli i vogël, e njohim njëri-tjetrin. E dimë sa i vlen lëkura gjithë secilit, se nga vijnë, nga kanë ardhur, ku do shkojnë, pse janë këtu këto dhe jo të tjerë.

Po ju them vetëm fjalën e një filozofi francez, asnjë nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet. Ai që vjen nga llumi në llum do shkojë e nuk e bën të nderuar kjo sallë, nuk ka për ta bërë kurrë të rëndësishëm, nuk ka për ta bërë kurrë, të ndershëm jo e jo, kanë hyrë e kanë dal shumë këtu. Ditën që janë bërë pis i keni veprave të Tiranës, pra mund të kenë por fytyrë nuk kanë më”, u shpreh deputeti Dashamir Shehi.

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 16:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...