“5 vitet e qeverisë që rrënoi shqiptarët”, PD rendit skandalet në një video

Diel, 30 December 2018 14:45

Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar një video më tepër se dy minuta të gjatë, ku rendit dështimet e qeverisjes së Rilindjes, gjatë 5 viteve të fundit. Vjedhjes së pasurive publike, lejimi i trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsioni me taksat dhe PPP-të, ministra të kapur nga krimi i organizuar, pastrimi i parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhja e tenderave si ai i Unazës së Re, me parajsa fiskale, ishin disa nga ato që PD i renditi si skandale.

Në video sillen në vëmendje përgjimet që implikojnë Saimir Tahirin në biseda telefonike me anëtarët e grupit Habilaj, evidentojnë lidhjet me krimin të vëllait të Fatmir Xhafës, si dhe rikujtojnë skandalet e fundit të grabitjes së pronës te Teatri Kombëtar, por edhe tenderi fiktiv te Unaza e Re.

Në fund të videos, Partia Demokratike përsërit thirrjen se ka ardhur koha për largimin e kësaj qeverie, duke përdorur fjalinë “Kjo qeveri duhet të shporret një orë e më parë”.

 
 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...