Petrit Vasili: KLP, me integritet shumë të ulët dhe në funksion të kapjes

Hënë, 07 Janar 2019 14:46

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se KLP nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë ligjet pasi kjo është një e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund të marrë pushtetin e Parlamentit i cili është i vetmi që mund të miratojë ligje.

Postimi i plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë me integritet shumë të ulët dhe në funksion të kapjes!

KLP integriteti tepër të ulët të cilit njihet publikisht, sepse pjesa dërmuese e anëtarëve të tij janë kontestuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetëm nga ONM, megjithatë vazhdon të marrë vendime.

Ecja në këtë rrugë është në funksion të kapjes nga kryeministri për të mbyllur aferat e pafund të tij dhe qeverisë së tij, ndaj i duhet një KLP e kapur dhe organe që ngrihen prej saj gjithashtu të kapura.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, megjithëse ligji i mundësonte konstituimin, por i pengonte veprime të tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet përkatëse, po vazhdon në rrugën e paligjshmërisë.

Dispozita, që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë, janë shfuqizuar tërësisht.

Pra ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet, dhe nuk ekziston asnjë rregull se cfarë të drejtash ka KLP dhe çfarë aktesh nënligjore mund të vendosë.

KLP nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë ligjet pasi kjo është një e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund të marrë pushtetin e Parlamentit i cili është i vetmi që mund të miratojë ligje.

KLP ndalu me paligjshmërinë dhe kapjen!

Asnjë alibi nuk mund të justifikojë paligjshmërinë dhe kapjen qoftë kjo e shkruar në shqip apo anglisht.

Modifikuar më Hënë, 07 Janar 2019 14:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...