Me cilat autoritete homologe bashkëpunoi DSIK-ja që i lëshoi certifikatën Genti Cakajt?

E Enjte, 10 Janar 2019 18:52

Presidenti i Republikës njoftoi sot se kandidati për ministër Gent Caka e kishte marrë certifikatën e sigurisë më datën 4 janar 2019 në kohë rekord e të paparë. Nisur nga fakti se Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar është në varësi të kryeministrit, afërmendsh, kjo drejtori ka lëshuar një dokument formalisht. Zyrtarët e nivelit të lartë në Republikën e Shqipërisë që prodhojnë apo qarkullojnë informacion të klasifikuar sekret shtetëror, pajisen  me CSP (Certifikata e sigurimit të personelit), e cila është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar,  e cila vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar. Baza ligjore në fuqi është VKM-ja nr.188, datë 4.3.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”. Sipas neni 21 të VKM-së,

nivelet e CSP-së të lëshuara nga DSIK-ja janë:

-Konfidencial

-Sekret

-Tepër sekret

Për personat me dyshtetësi si në nenin 21 të rregullores në fjalë thuhet:

“Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse.

Me kërkesë të strukturës përgjegjëse të NATO-s, BE-së apo të autoritetit të sigurimit kombëtar të një vendi tjetër, anëtar i NATO-s, BE-së ose vend me të cilin Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, DSIK-ja lëshon CSP-në përkatëse kur nuk ekzistojnë rrethana që përbëjnë pengesa ligjore për lëshimin e saj”.

Ajo që pyetet këtë rast është: kaq shpejt u përgjigjën institucionet homologe të DSIK-së, në data 1-3 janar? Nuk ka pikë dyshimi që kjo është e pamundur dhe DSIK duhet kontrolluar për këtë shkelje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...