Kërkesa Presidentit/ Basha e paralajmëroi që mbrëmë: Hetim për Ramën dhe DSIK-në

Premte, 11 Janar 2019 14:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se opozita ka nisur punën për të hetuar në të gjitha, format dhe mënyrat, duke përfshirë dhe hetimin parlamentar, përgjegjësitë e DSIK-së, zëvendësministrit Caka, ministrit Bushati, kryeministrit Rama dhe Shërbimit informativ të shtetit, sa i takon, siç u shpreh kryedemokrati, dhunimit të ligjit për informacionin e klasifikuar sekret dhe pasojat që kjo ka për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s.

Vlen të theksohet se hetimin e DISK Basha e paralajmëroi që mbrëmë gjatë emisionit ‘Opinion”.

Basha tha se përgjegjësitë për dhunimin e ligjit për informacionin e klasifikuar e sekret kanë pasoja për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s.

Presidenti Meta ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor ndaj DSIK-së për rastin Caka, ju do i bashkoni votat me LSI-në për ngritjen e këtij komisioni?

Basha: Nuk jam në dijeni të kërkesës së presidentit, por që prej publikimit dje të dekretit të Presidentit, ashtu siç bëra publike dhe në emisionin Opinion mbrëmë, kemi nisur punën për të hetuar në të gjitha format e mënyrat duke përfshirë dhe hetimin parlamentar, përgjegjësitë e DSIK-së, zv.ministrit Caka, ministrit Bushati, kryeministrit Rama dhe Shërbimit informativ të shtetit në dhunimin e ligjit për informacionin e klasifikuar sekret në Republikën e Shqipërisë dhe pasojat që kjo ka për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s

Pyetje: Pra do kërkoni ju një komision hetimor Zoti Basha?

Basha: Këtë që sapo ju thashë. Besoj isha i qartë? Faleminderit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...