Pse deklarata e sotme e DSIK-së nuk përmend nenin 21 të VKM-së nr.188 datë 4.3.2015?

Premte, 11 Janar 2019 18:40

Sot Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pranë kryeministrit bëri të njohur një deklaratë për mediat në lidhje me praktikën e ndjekur me rastin e z.Gent Cakaj. Për të ngatërruar publikun, deklarata e DSIK-së ishte e mbushur me nene të shumta, por duke shmangur nenin kryesor. Dihet që baza ligjore në fuqi është VKM-ja nr.188, datë 4.3.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”. Sipas neni 21 të VKM-së, përpara se DSKI të lëshojë certifikatat, për personat me dyshtetësi është kjo dispozitë:

“Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse. Me kërkesë të strukturës përgjegjëse të NATO-s, BE-së apo të autoritetit të sigurimit kombëtar të një vendi tjetër, anëtar i NATO-s, BE-së ose vend me të cilin Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, DSIK-ja lëshon CSP-në përkatëse kur nuk ekzistojnë rrethana që përbëjnë pengesa ligjore për lëshimin e saj”.

Ky paragraf i VKM-së, në fjalë, kuptohet se është një procedurë që do disa javë ose disa muaj. Pikërisht kjo nuk citohet e as përmendet fare. Z.Cakaj është me dyshtetësi. Drejtuesit e DSIK-së, para se të jenë kaq të lëshuar e servilë ndaj Edi Ramës, t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Është shkelje e pastër ligji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...