Basha: Rama po e çon vendin drejt një konflikti civil

Saturday, 12 Janar 2019 13:55

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi sot një skenar të erret për vendin nëse Edi Rama dhe institucionet nuk heqin dorë nga abuzimet me ligjin dhe nuk lënë drejtësinë të veprojë për korrupsionin dhe abuzimet galopante. Me tone të ashpra, Basha foli për përplasje civile dhe konflikt social që Edi Rama po provokohet në Shqipëri nga Edi Rama.

Në një konferencë të oposaçme për shtyp, nga foltorja e selisë blu, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar aktualitetin politik në vend.

Duke u ndalur tek ngjarjet që po prodhon rezistenca e studentëve të cilët që prej së enjtes vijojnë të ngujuar në auditoret e fakulteteve, Basha tha se me urdhër të Edi Ramës policia e shtetit në shkelje flagrante të ligjit janë futur në ambientet universitare duke dhunuar studentët.

Basha tha se me praktikat e tij represive ndaj studentëve, Rama qëllimisht po e shtyn vendin drejt një konflikti civil, me pasoja të paparashikueshme. Basha u ndal në problemet e ditëve të fundit, duke deklaruar së mos ndëshkimi i kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me krimin, si dhe korrupsioni që nuk po hetohet limite të cilat opozita nuk do t’i tolerojë.

“Ora po troket në minutat e saj të fundit. Me veprimin ose mosveprimin e drejtësisë dhe atyre pak prokurorëve të ndershëm që kanë mbetur nuk varet vetëm zbatimi i ligjit, por vet paqja sociale në vend. Abuzimi me studentët, mos veprimi i ligjit njësojë për të gjithë, mosndëshkimi i ligjit dhe mbrojtja e politikanëve të korruptuar do të çojë në një drejtim, përballje civile dhe marrje e fatit të qytetarëve në duart e tyre”,- deklaroi Lulzim Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...