"Cakaj”, ish-ministri i Jashtëm: Thjesht është një maskë

Saturday, 12 Janar 2019 17:53

Deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë , Kastriot Islamaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka folur për emrin e Gent Cakajt, i propozuar nga Rama si ministër i Jashtëm.

Sipas tij, Gent Cakaj është një figurë e vogël.

“Nuk është thjesht në nivelin e politikës së jashtme, më shumë se “furtunë” unë do e quajë si “maska”, Gent Cakaj. Edhe në Kosovë nuk di askush detajet e marrëveshjes për integritetin e Kosovës, por as në Shqipëri nuk e di. Rama nuk është shprehur, ai ka lënë të kuptohet se është në dijeni. Rama ka heshtur duke mos shprehur asgjë, kjo ka një pjesë që lidhet me ministrin e jashtëm. Dua të them që askush nuk di detaje, por thuhet se do të preket integriteti i Kosovës.

Për t’u maskuar kanë thënë se është një rregullim i çështjeve të kufirit. Njëra palë është Rama-Thaçi, nga ana tjetër, Meta-politikanë shqiptarë, përfshirë edhe Haradinaj. Duke qenë se është një çështje e koklavitur nuk ka dashur të shprehet. Haradinaj është shprehur në mënyrë akoma më ekstreme duke vendosur taksën 100 % duke bërë të pamundur marrëveshjen. Haradinaj është shprehur për këto, por duke qenë se është një cë2shtje e brendshme nuk ka zgjedhur të flasë, Zoti Cakaj është shumë i vogël”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...