Debati i Ramës me studenten, Berisha: Burracaku me antiplumb

Saturday, 19 Janar 2019 14:19

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një incidentit që ndodhi sot në takimin e kryeministrit Edi Rama me studentë teksa prezantonte projektin e Kampusit universitar, si pjesë e Paktit për Universitetin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka sulmuar ashpër Ramën për sjelljen me studentet, pasi i kërkoi asaj të dilte jashtë nga salla, ndërsa e cilëson atë një burracak. Mes të tjerash Berisha shton se Rama në takim ishte veshur me antiplumb.

“Ketij i thone dil-jashte debat!
Akt arrogant dhe burracaku i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj studentes i cili i veshur me antiplumb ne takim nxjerr jashte studenten!Turp!
Ndiqeni videon e meposhtme. Sb”, shkruan Berisha.

 
 


Gjatë kohës që sot Rama fliste për kompusin, një studente e pranishme në sallë, u dëgjua të bërtiste se Pakti nuk është pranuar nga studentët, ndërsa i kujtoi kryeministrit se paguhej nga taksat e tyre. “Tani dil jashtë , dhe ne vijojmë punën ju keni të drejta të ngrini probleme por s’mund të përmbysni bashkëjetesën në një shoqëri. Ndërprerja e tjetrit prishja e bashkëbisedimit kur të tjerët janë mbledhur është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci. Kush kujton se këtu jemi për të dëgjuar e duruar çdo lloj veshgjatësie në emër të lirisë së studentëve, e ka gabim”, tha Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...