Zëri i Amerikës: Opozita në Shqipëri bëhet gati për zgjedhje të parakohshme

Saturday, 19 Janar 2019 20:18

Në Shqipëri forca e kryesore e opozitës, Partia demokratike, deklaroi sot se sipas saj zgjidhja politike e vendit duhet të vijë përmes një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të lira në vend.

Ky ishte vendimi i sotëm i Këshillit kombëtar të demokratëve, i thirrur për të zgjedhur kryesinë dhe strukturat e reja drejtuesve, të cilat do të duhet të përpunojnë në detaje aksionin politik të opozitës.

Siç deklaroi sot në fjalën e tij në mbledhjen e parë të Këshillit të ri kombëtar të Partisë demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha, detyra e parë e opozitës është “beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model njëherë e mirë nga institucionet, nga politika, nga Shqipëria”.

Ndërsa renditi një lumë akuzash për qeverinë, që nga situata ekonomike, te korrupsioni apo lidhjet e saj me krimin, sipas opozitës, zoti Basha e ka të qartë se një sfidë e madhe, sic u shpreh dhe ai vetë, është ajo e rikthimit të besimit të njerëzve të politika: “Sa më shumë shqiptarët të bashkohen rreth nesh, aq më shpejtë do ta shporrim Edi Ramën. Ndaj zgjidhjen kryesore të problemit Rama nuk e gjejmë dot as në rrugë, dhe as në institucione, por tek mendjet dhe zemrat e njerëzve. Nëse njerëzit besojnë tek ne, nëse njerzit do të kenë shpresë tek ne, Edi Rama do të rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë”.

E ndërsa vetëm 6 muaj ndajnë nga zgjedhjet vendore, në fjalën e tij zoti Basha i përmendi ato kalimthi, duke i mëshuar nevojës për zgjedhje të përgjithshme: “Ky është viti i betejës për kthimin e legjitimitetit të munguar parlamentit dhe të qeverisjes së vendit, përmes zgjedhjeve të ndershme, si ushtrim i demokracisë dhe zgjidhja e vetme politike për demokracinë dhe shtetin ligjor. Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si një nga shtyllat kryesore të sistemit tonë politik”.

Për opozitën zgjidhja do të ishte një qeveri kalimtare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku si variant shihet dhe ai i zhvillimit të njëkohëshëm si të zgjedhjeve politike ashtu dhe atyre vendore. Megjithatë detajimi i aksionit politik të opozitës, i është lënë në dorë kryesisë së re që do të dalë nga zgjedhjet që u zhvilluan sot në Këshillin kombëtar.

/VOA/

Modifikuar më Saturday, 19 Janar 2019 20:46

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...