Edita Tahiri i kujton Ramës Kushtetutën: E ke obligim të mbrosh shqiptarët, jo të bësh lojën e Serbisë

E Enjte, 24 Janar 2019 21:30

Reagimin e Kancelares Angela Merkel për mesazhin e dhënë Serbisë se nuk duhet të ketë ndryshime kufijsh u përshëndet nga ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi Edita Tahiri. Në një intervistë në “ABC NEËS”, Tahiri hedh poshtë deklaratat se Amerika është pro ndryshimeve të kufijve. Sipas saj, këto janë manipulime të njerëzve që e duan realizimin e lojës serbe.
“Prekja e kufijve çon në luftë sepse nuk mund të prekësh një kufi dhe më pas të mos ketë një efekt domino. Prandaj qëndrimi Merkelit është i drejtë. Fakti që Thaçi flet për shkëmbimin e territoreve që është një ide e vjetër e Serbisë, këta figura historia i verifikon. Ka shumë manipulime me qëndrimin amerikan. Bashkim duke cunguar Kosovën nuk mund të ketë. Edhe në qëndrimin amerikan ka manipulime sidomos nga këta që duan të realizojnë ndryshimet. Amerikanët asnjëherë nuk kanë thënë se jemi pro ndryshimit të kufijve” tha Tahiri.
Ish-kreynegociatorja tha gjithashtu se Edi Rama nuk duhet të vazhdojë lojën e Serbisë por e ka obligim Kushtetues që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve edhe përtej kufirit.
“Edi Rama e ka obligim Kushtetues për të mos lejuar ndryshimin e kufijve. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se duhen mbrojtur edhe shqiptarët përtej kufirit” tha Tahiri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...