‘DH Albania’, Lubonja: Drejtorët e larguar “Bedelë” të Ramës

E Enjte, 24 Janar 2019 22:04

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, analisti Fatos Lubonja ka komentuar skandalin me kompaninë DH Albania e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumente të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunëel Haberman.

Lubonja ka deklaruar se afera DH Albania, ështe një bashkëpunim mes politikës dhe biznesit kriminal, ndersa  i quajti ‘Bedelë’ drejtorin e shkaktuar të ARRSH si dhe dorëheqjen e kreun të OST. “Damian Gjiknuri ka ikur nga aty dhe po merret me çështjet e partisë. Tani kanë ngelur këto dy drejtorët, unë i quaj ‘Bedelë’ këta. T’i ke ca lek fut disa të tjerë në vendin tënd. Këta i quaj bedelë. Ata që shkojnë ushtarë në vend të një tjetri. ‘Bedelë’ i Edi Ramës. Këta nuk janë piramida. Ky Qendro ka dalë dhe njëherë tjetër ‘bedelë’, atëherë me Digën. Këtu është bashkëpunimi i politikës me biznesin kriminal. Gjiknuri tha se nuk ka dyshim të arsyeshëm. Deri kur tha Erebara, jemi në nivelin teorik, si del një tender i dyshimtë.

Pas kësaj, ka ndodhur zbulimi i falsifikimit, ka dalë edhe ai i Zërit të Amerikës për licensën, pa u regjistruar. Këtu është qartazi një bashkëpunim, politika me biznesin kriminal dhe normalisht është detyrë e prokurorisë që duhet të hetojë. Fakti që nuk vepron prokuroria, është super alarm për gjendjen ku është vendi. Del Edi Rama dhe thotë nuk matemi me atë që n aka bërë falsifikimi, por si reagon. Si reagon është alarmi, sepse po mbulohet krimi që është bërë. Ka mbetur vetëm të thuhet, ne do vjedhim sat ë duam, ikni qerrohuni sepse nuk keni cfarë të na bëni. 24 vjet u dënua në SHBA, një nga ata që ka falsifikuar. Edhe fjalët që themi ne janë kot. Në vend që të të falenderoj të thotë Ylli Kadriu, Lubonja Kadriu”- tha Lubonja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...