Spahia: Pafytyrësia e Manastirliut me cmimet e shërbimeve dentare

Premte, 25 Janar 2019 13:09

Përmes një postimi në facebook, deputet i PD Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë mbi çmimet e shërbimeve dentare. Ndërsa publikon vendimin e urdhrit të Stomatologut me votat për vendimin në fjalë, Spahia shkruan se 2 prej atyre votave pro janë të ministrisë së shëndetësisë

“Përfaqësuesi i Fondit të Kujdesit Shëndetësor, që ka kryetar të këshillit administrativ vetë Ogerta Manastirliun, ka votuar PRO kësaj liste cmimesh, ndërsa juristi i ministrisë së shëndetësisë (që me gjasë njeh mirë ligjin), ka abstenuar, dmth nuk ka kundershtuar.” –shkruan Spahia, ndërsa thekson se Ogerta Manastirliu, jo vetëm që nuk e mësoi dje për herë të parë atë vendim, por ishte pjesë e atij vendimi antiligjor të 6 dhjetorit, që sot thotë se po con në gjykatë. Para gjykatës duhet të dalë e para ministrja, pjesë e atij vendimit.

Postimi i plote:

Po si mund të gënjesh kaq trashë moj zonja ministre e shëndetësisë? Pas denoncimit të djeshëm nga PD, por edhe qytetarë të veprimit antiligjor të Urdhërit të Stomatologut me caktimin të tavanit të cmimeve për shërbimet dentare, spikat hipokrizia e ministres Ogerta Manastirliu, që po vrapon ta “dënojë” këtë akt që ndodhi 6 dhjetorin e kaluar, duke e cuar në gjykatë.

 

Për të gjithë ata që nuk e dinë, e të cilëve ministrja e shëndetësisë po u hedh hi syve pacipësisht, në dokumentin e mëposhtëm, duket reultati I votimit të vendimit të 6 dhjetorit: 22 vota pro e dy abstenime. Cfarë ministrja Manastirliu nuk thotë, është se 2 prej atyre votave pro janë të ministrisë së shëndetësisë, e cila sipas ligjit është pjesë e Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut. Përfaqësuesi I Fondit të Kujdesit Shëndetësor, që ka kryetar të këshillit administrativ vetë Ogerta Manastirliun, ka votuar PRO kësaj liste cmimesh, ndërsa juristi i ministrisë së shëndetësisë (që me gjasë njeh mirë ligjin), ka abstenuar, dmth nuk ka kundershtuar.
Pra Ogerta Manastirliu, jo vetëm që nuk e mësoi dje për herë të parë atë vendim, por ishte pjesë e atij vendimi antiligjor të 6 dhjetorit, që sot thotë se po con në gjykatë. Para gjykatës duhet të dalë e para ministrja, pjesë e atij vendimi.
Mashtrimi kaq i hapur i opinionit publik, nuk skuq e as zverdh ministren në provë të Edi Ramës, ndërsa qytetarët përballen me babëzinë pa fre të cdo vendimi, edhe kur ky u prek direkt shëndetin e tyre. #Proteste#TeLargojmeEdiRamen

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...