Edita Tahiri vlerëson Presidentin Meta: Thellësisht kombëtar dhe vizionar

E Enjte, 31 Janar 2019 13:25

Takimi që ajo zhvilloi një javë më parë me Presidentin e Republikës Ilir Meta ka lënë mbresa të pashlyeshme në memorien e politikanes së njohur dhe ish-Zv/Kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, përmes rrjeteve sociale i është rikthyer sërish takimit në Tiranë javën e kaluar duke vlerësuar takimin me kreun e Shtetit si takim thellësisht kombëtar dhe vizionar.

Në qëndrimin e saj, Edita Tahiri shprehet se  qëndrimet e Presidentit Ilir Meta në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe kufijve ishin qëndrime të drejta të një presidenti shqiptar që njeh mirë luftën dhe sakrificat me sublime të shqiptarëve dhe Kosovës për liri dhe pavarësi.

Qëndrimi i plotë e Edita Tahirit

Takimi me Presidentin Ilir Meta ishte thellësisht kombëtar dhe vizionar. Qëndrimet e tij në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe kufijve ishin qëndrime të drejta të një presidenti shqiptar që njeh mirë luftën dhe sakrificat me sublime të shqiptarëve dhe Kosovës për liri dhe pavarësi. U pajtuam që ndryshimi i kufijve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që dëmton shtetin e Kosovës dhe interesat kombëtare, si dhe destabilizon rajonin me pasoja të paparashikueshme. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran me kufij të pacenueshëm në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, të cilën e ka vërtetuar Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në 2010-n. Kosovën e bëmë shtet falë luftës tonë të drejtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë perëndimor në krye me SHBA-të, partnerët evropian Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, etj, NATO-n. Nderi jonë kombëtar të cilën e rikthyem me luftën e fituar për liri dhe gjeopolitika perëndimore të cilës i takon kombi shqiptar, qofshin të përjetshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...