Basha: Rama refuzon të bëjë kontrollin, erdhi i droguar në Kuvend

E Enjte, 31 Janar 2019 13:45

Pas akuzave të ndërsjella mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Rama erdhi në Kuvend në gjendje të rënduar psikike dhe refuzon të bëjë kontrollin për drogë dhe testin mendor.  Duke iu referuar përgjimeve të Zërit të Amerikës, Basha tha se ato përgjime tregojnë se Rama ka ardhur në pushtet duke vjedhur votën me anë të kriminalëve.

“Shfaqja e shëmtuar e një njeriu të droguar ka vetëm një shpjegim. Ai nuk donte të vite ne Kuvend, por me pas erdhi në gjendje të rënduar psikike. Kemi një njeri që refuzon të bëjë kontrollin e drogës dhe testin mendor. Ai paraqitet në një gjendje të rënduar psikike. Ai e ka quajtur Zërin e Amerikës kazan. Mbrëmë VOA publikoi një hetim të thelluar të një rrjetit investigativ gazetarësh ku tregohet se si Rama në vitin 2017 e mori pushtetin me paratë e bandave dhe të drogës.

Dosja 339 trego vetëm me aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trafikuar në këtë Kuvend, jo deputetët, por kukulla të krimit. Denoncimi e parë për këtë çështje e kam bërë unë në këto foltore. Rama erdhi në gjendje të droguar në Kuvend”- tha Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...