Fundi i regjimit lajmërohet gjithmonë në Zërin e Amerikës

Premte, 01 February 2019 19:53

Nga Nada Meçorapaj,

(deputete e PD, Vlorës)

Të dashur miq dhe mbështetës: ata që kanë një kujtesë, sado të zbehtë, të vitit 1990 e mbajnë mend efektin e madh të radios Zëri i Amerikës ndër shqiptarët që kërkonin t'i shpëtonin izolimit. Zëri i Amerikës ishte jo vetëm lajmëtari i një bote tjetër, por edhe siguria se nuk ishim vetëm. Sidomos ata që vijnë nga familje të përndjekura nga komunizmi duhet ta kenë ndjerë më fort këtë.

Zëri i Amerikës u bë lajmëtari, jo vetëm i ndryshimit, por edhe i fundit të regjimit komunist.
Historia duket se po përsëritet, edhe pse në kontekst tjetër. Publikimi i përgjimeve të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin, në fillim në administratën e lartë shtetërore dhe më pas të 'rastit Dako' dëshmojnë se 'regjimi i Ramës' nuk shihet më në Uashington si 'thjesht i korruptuar', por si 'i rrezikshëm'.
Ne nuk duhet të gëzohemi që vendi ynë qeveristet keq, por të jemi të gatshëm që ta qeverism siç duhet. #nejemindryshe #PD

Modifikuar më Premte, 01 February 2019 19:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...