Edi Rama ua punon edhe Facebook-un "shokëve" ministria

E mërkurë, 06 February 2019 10:39

Ministri i Brendshëm i Edi Ramës ka shastisur dhe skandalizuar opinionin publik me një reagim të postuar në rrjetet sociale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili me anë të informacioneve të mara prej qytetarit digital, ka denoncuar ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 13-vjeçares nga Kavaja. Ajo ç'ka bën krejt mënyrë krejt të pazakontë deklaratën e tij është ora e vonë dhe fjalori i përdorur.
Jo se Lleshi nuk mund të shkruajë edhe më 12 të natës apo se s'mund të jetë në gjendje të përdorë fjalë shumë herë më fyese e denigurese, sesa monstër, ndot, poshtërsi, neveri, të shprehura në reagimin e tij, por ky rast bën belí qartazi dhe hyn tek kategoria "rrufe në qiell pa re".
Mjafton të hedhim një vështrim më retrospektivën e statuseve të Z.Lleshaj dhe nuk gjen një të dytë sa i përket mënyrës të tillë të shrehurit dhe të fjalorit të përdorur nuk gjen.
Vetë Z.Berisha i pyetur për këtë qëndrim të shprehur nga ministri i brëndshëm, pa hezituar ka deklaruar pa hezituar, se pas saj fshihet kryeministri Edi Rama duke marrë shkas nga fjalori tipik, karakteristik i denjë vetëm për mënyrën e tij të të shprehurit.
Dhe në fakt po ta injoronim tërësisht këtë konstatim të doktorit, të gjitha prerogativat të çojnë tek kryeministri i vendit, i cili normalisht në vënd që të kërkonte një gjuhë më etike prej ministrit të tij, duket që mezi ka pritur ta shpërndajë deklaratën e tij, ç'ka do të thotë se është dakord më shumë se 100% me të. Pra nisur nga ky fakt indirekt Z.Rama rezulton minimalisht bashkautor i statusit.
Për opinionin publik deri në pikën që Edi Rama është dakord në mos përdorues edhe më brutal i një fjalori të tillë nuk përbën më asnjë risi, por ajo që është shumë e rëndë për një kryeministër është përdorja që u bën vartësve të vet duke ua bërë pis gojën njëlloj si të vetën me të njëjtin fjalor që ka përdorur qysh nga hyrja e tij në politikë prej vitit 1998.
Për ministrat dhe vartësit e tij derisa kanë pranuar të bashkëpunojnë me të duke edhe e ditur shumë mirë sjelljen dhe karakterin e tij, mbase përdorja prej kryeministrit deri e llogarive të tyre në rrjetet sociale është minimalja që ata e japin fare pa teklif.
As më shumë as më pak reagimi i ministri i ministrit të brendshëm me mëndtë dhe gishtat e shefit në tastierë, konfirmon faktin se Z.Lleshaj dhe "shokët" e tij ministra në momentin që u ka ardhur mirë t'i hipin qerres së Edi Ramës e kanë bërë kabull gjithçka të tyre, pse jo deri në pin-in dhe puk-un e kartave sim telefonike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...