Skenari i opozitës, rrethimi i kryeministrisë deri në rrëzimin e saj

Tuesday, 12 February 2019 10:44

Zbulohen disa detaje të protestës së opozitës më 16 shkurt.

Deputeti i LSI Endrit Braimllari deklaron se masa e protestueseve do qëndrojnë pa limit në bulevard. Madje sipas tij, do mbajë të rrethuar kryeministrinë deri në largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.

I ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku bashkë me përfaqësues të PD, Braimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestueseve të mos largohen pas fjalimeve por të qëndrojnë te kryeministria për shumë ditë deri sa kryeministri të largohet nga detyra.

 

“Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garantohet një proces zgjedhor i drejtë. 

Në këtë mënyrë një person brenda PS por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë, përshembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standarteve” tha Braimllari.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...