Si po i shpëton Saimir Tahiri, SPAK-ut

Tuesday, 12 February 2019 15:09

Dje, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-Ministrit, Saimir Tahiri për mos shtyrje të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria duhet të përfundojë hetimet deri më 10 mars. Hetimi për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës është shtyrë deri më tani katër herë – hera e fundit ishte në janar 2019.

Afati i caktuar nga gjykata, i jep mundësinë prokurorisë t’i mbyllë hetimet, përpara se hetimi t’i kalojë Prokurorisë Speciale (SPAK), formimi i së cilës është shtyrë prej aplikimeve të pakta.

Në tetor 2017, Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit si i dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikimit të drogës në Itali. Saimir Tahiri ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e drejtuesve të grupit kriminal Habilaj në Greqi. Vëllezërit Habilaj, drejtuesit e grupit kriminal janë kushërinj të Saimir Tahirit.

Pavarësisht deklaratave të Tahirit se ai nuk do të përdorte imunitetin e deputetit si mbrojtje nga arrestimi i prokurorisë, Kuvendi e vonoi me 10 ditë dhënien e autorizimit prokurorisë për kontrollin e banesës dhe pronave të tjera të Tahirit për kërkimin e provave. Kohë e mjaftueshme kjo për të zhdukur çdo provë të përmendur në përgjime, të cilat Tahiri i kishte në dispozicion që në fillim.

Në fakt, dyshimet që Tahiri mund të ketë pastruar provat kompromentuese u bënë të qarta më 1 nëntor 2017, kur policia arrestoi Orest Sotën në Elbasan. Në makinën e tij u gjetën në makinë 836 mijë euro dhe katër patenta për mjete transporti ujor të ish-ministrit Tahiri dhe veture të bashkëshortes së tij.

Vetë, Saimir Tahiri nuk ka bërë asnjëherë asnjë koment për paratë dhe patentat e tij të gjetura në makinën e Orest Sotës, ndërkohë që më vonë është vërtetuar se Sota ka udhëtuar disa herë privatisht me Tahirin jashtë shtetit, përfshi një udhëtim në Gjermani. Në janar 2018, Sota u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Në maj 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg duke vendosur masën e sigurimit me “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dhe në 25 maj, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi heqjen e masës së sigurisë dhe hetimin në gjendje të lirë të ish-ministrit Tahiri.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshëm e Përkohshme Arta Marku ndërhyri disa herë në këtë çështje, së pari lejoi ekstardimin e një dëshmitar kyç, Nazer Seitit financier të bandës së Habilajve të ekstradohet në Itali, hoqi prokurorin Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe e transferoi në Prokurorinë e Pogradecit.

Më 15 mars 2018, u ngrit Komisioni i posaçëm për hetimin e Saimir Tahirit. Por, ky Komision nuk solli asgjë të re në hetimet ndaj Tahirit sepse qeveria nuk pranoi të japë dokumenatta e kërkuara nga anëtarët e Komisionit.

Rezultati i vetëm konkret i hetimin ndaj Saimir Tahirit është ndryshimi i rregullores së Kuvendit me qëllim forcimin e imunitetit kriminal të deputetëve./Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...