PD reagon për deklaratën e Policisë: Kujdes Edi Rama, do mbash përgjegjësi për çdo skenar destabilizimi

Tuesday, 12 February 2019 16:16

Partia Demokratike ka reaguar ashpër për deklaratën e bërë sot nga Policia e Shtetit, e cila flet për një skenar destabilizmi si pjesë e protestës së opozitës më 16 shkurt.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha për mediat se Edi Rama po përdorë Policinë e Shtetit në mënyrë kriminale për të përhapur panik. Përfaqësuesi i PD kërkoi nga Policia e Shtetit që të mos provokojë protestuesit, pasi do të përballet me përgjegjësi ligjore.

 Paralajmërojmë Policinë Politike të Edi Ramës të rrijë larg protestuesve! Të mos pengojë lëvizjen e lirë të tyre! Përndryshe, secili prej shërbëtorëve të skenarit kriminal të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore! “,- tha Bardhi.

Në reagimin e PD ka dhe një paralajmërim për Edi Ramën. “I bëjmë thirrje të heqë dorë nga çdo skenar destabilizues që ka mbi tryezën e tij! Në të kundërt, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi, njësoj si çdo diktator që del kundër vullnetit të popullit të bashkuar!”,- deklaroi Gazmend Bardhi.  

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi:

“Në një përpjekje të mjeruar, i rrethuar nga zhgënjimi, zemërimi dhe revolta e shqiptarëve, Edi Rama, i vetmuar, shfaqi sot gjithë pasigurinë dhe frikën e tij, kur urdhëroi Policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit.

Skenari për të përdorur policinë si vegël politike është kriminal.

Partia Demokratike garanton çdo qytetar për sigurinë e tij në datën 16 Shkurt.

Shqiptarët do t’i bashkohen protestës së opozitës, sepse e dinë mirë që kriminelët dhe bandat janë me Edi Ramën dhe jo mes protestuesve. Ne do të protestojmë si njerëz të lirë dhe me dinjitet.

Paralajmërojmë Policinë Politike të Edi Ramës të rrijë larg protestuesve! Të mos pengojë lëvizjen e lirë të tyre! Përndryshe, secili prej shërbëtorëve të skenarit kriminal të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore!

Në Shqipëri ka vetëm një skenar destabilizimi. Ai është skenari i Edi Ramës për të qeverisur bashkë me krimin e organizuar, i cili blen vota dhe mandate për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Edi Rama ka vetëm një detyrë: t’i hapë rrugë zgjidhjes politike! Ai nuk mund të qeverisë më me mandate të vjedhura dhe kundër interesit të shqiptarëve! Koha për Edi Ramën është drejt skadimit!

I bëjmë thirrje të heqë dorë nga çdo skenar destabilizues që ka mbi tryezën e tij! Në të kundërt, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi, njësoj si çdo diktator që del kundër vullnetit të popullit të bashkuar!

Ftojmë shqiptarët të injorojnë kërcënimet e një pushteti të kalbur nga krimi dhe korrupsioni! Shumica dërrmuese e policëve janë me protestuesit, sepse ata duan që të luftohet krimi. Njësoj si ne të gjithë, edhe policët duan më shumë siguri për fëmijët e tyre, më shumë mundësi për ta dhe duan t’i rrisin ata në një vend normal.

Më 16 shkurt, së bashku do t’i hapim rrugë normalitetit europian në Shqipëri!

Të bashkuar askush nuk do të na ndalë dot!”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...