Basha detyron Ramën të dalë tur nëpër bashki kundër protestës së 16 shkurtit

E mërkurë, 13 February 2019 17:12

Edi Rama është në panik. Edhe pse kreu i Rilindjes u përpoq  që gjithë këto javë të shihet si i painteresuar dhe i pashqetësuar për aksionin politik të opozitës, e posaçërisht për protestën e 16 shkurtit, ka nxituar më kot të dal në terren për të bërë propagandën e tij kundër aksionit qytetar dhe opozitar. 

Tashmë kur uragani popullor do të derdhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të shtunën i trembur në maksimum Rama ka dalë nga guacka, për shkak të jehonës së madhe që kanë në publik mitingjet masive të kryetarit të opozitës. Pamjet televizive me turmat e mëdha që e shoqërojnë Bashën, edhe në vende jo tradicionalisht mikpritëse ndaj të djathtës, si Mallakastra, Vlora e Gjirokastra përshembull, e kanë detyruar ekipin e “pi-ar”-it të Edi Ramës të imponojë lëvizjen paralele.
Prej të shtunës, Edi Rama ka nisur një tur takimesh nëpër bashkitë e qeverisura nga socialistët, nën moton “Bashkia që duam”, por që duket se s’ka fort lidhje me zgjedhjet vendore, të cilat hëpërhë presin. Ai ka vizituar Korçën, Lezhën dhe Mirditën, dhe rreth 80 % të fjalimeve të veta ia kushton shkurajimit të pjesëmarrjes në protestën e 16 shkurtit.
Ekspertët mendojnë se ky tur i imituar aq keq është shenjë e panikut dhe e mungesës së alternativave për të dalë nga impassi i pritshëm i së shtunës. Vizitat flasin për sinjalet që ka mazhoranca për pjesëmarrjen masive në protestën e afërt, e cila mund të themi që e ka arritur fitoren e parë qysh të shtunën e kaluar, kur e detyroi Ramën të heqë maskën e të plotfuqishmit dhe të zbresë nëpër qytete

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...