Kur SPAK-u të mos jetë pronë e sektit të Ramës do merret edhe me miliona eurot e Veliajt

E Enjte, 14 February 2019 19:17

Miliona euro pasuri të padeklaruara dhe qindra mijëra euro të deklaruara, kjo është pasuria e kryebashkiakut të Tiranës, ish mjaftistit dhe G99-shit Erion Veliaj. Pasuria e tij është rritur frikshëm që me votimin në krye të Bashkisë së Tiranës, para këto të pajustifikuara.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një ndër emrat më të pasur sa i takon rangut të kryebashkiakëve, por edhe politikanëve. Sipas disa të dhënave të siguruara nga Open Data, pasuria e Veliajt është shtuar nga viti në vit. Bie në sy se në vitin 2013 ai zotëronte të ardhura vetëm nga posti që mbante si deputet i Partisë Socialiste dhe si ministër i Mirëqenies Sociale. Pesë vite më parë ai kishte vetëm pagën bruto si ministër në shumën 595.000 lekë dhe shpërblimet nga Kuvendi në shumën 52.896 lekë. Por mjaftoi të kalonte vetëm një vit dhe pasuria e Veliajt u rrit në mënyrë të frikshme.
Por në pasurinë e Veliajt llogaritet vila luksoze 200 mijë euro e padeklaruar, apartamente të tjera në kryeqytet por edhe ën bregdet, ambiente dhe zyra po në kryeqytet si dhe mijëra katrorë truall në zonat periferike të Tiranës.
Po si i bëri lekët Veliaj dhe a do të hetohen ndonjë dite ato? Përgjigja është PO. Me krijimin e SPAK dhe kur ky organ i hetimit të zyrtarëve të lartë do të shkëputet nga sekti i Ramës, atëherë jo vetëm shqiptarët do të njihen me pasurinë e tij, por edhe vetë Veliaj do të përgjigjet për të gjitha vjedhjet.

Modifikuar më E Enjte, 14 February 2019 19:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...