Berisha: Antimitingu i mbatharakut, përdhosje e Sheshit të Flamurit

Premte, 15 February 2019 14:18

Mitingu elektoral i kryeministrit Edi Rama në Vlorë që do të zhvillohet nesër në orën 10:00 ka ngjallur një reaksion të madh: nga njera anë, qytetarët që do t’i drejtohen Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare kundër keqqeverisjes së tij që e shohin me tallje këtë skenar “antimiting” të qeverisë dhe nga ana tjetër, punonjësit e administratës në hallin më të madh, sepse po i tërheqin zvarrë në Vlorë nën kërcënimin e pushimit nga puna.

Të dyja rastet i ka ilustruar me mesazhe nga qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e komenton kësisoj situatën e nderë 24 orë para protestës: “antimitingu i mbatharakut, përdhosje e Sheshit të Flamurit! Lexoni dokumentat që faktojnë se si po përdhos Sheshin e Flamurit me antimitimgun e tij të turpit Edvin Kristaq Mbatharaku. Ai po detyron të gjithë administratën të shkojë nesër në Vlorë.”

Në mesazhet e publikuara nga Berisha vërehet porosia që në mitingun e Ramës “me përgjegjësi të plotë kërkohet pjesëmarrja e të gjithëve!”

"Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli, ditën e shtunë, datë 16 shkurt 2019, ora 10;30, në Sheshin e Flamurit do të zhvillohet aktiviteti “Për Vlorën që duam” me pjesëmarrjen e kryeministrit z.Edi Rama. Ju mirëpresim. Kabineti, bashkia Vlorë.  Përshëndetje, lajmëroni gjithë stafin tuaj për të qënë pjesë e aktivitetit. Me përgjegjësi të plotë kërkohet pjesëmarrja e të gjithëve!"

Ndërsa, në një mesazh tjetër, një punonjës i shtetit në Poliçan, tregon çfarë po organizohet deri në qelizat më të vogla të administratës, për të goditur me antimiting, protestën kombëtare.

Përshëndetje doktor!

Jam një punonjës në bashkinë e Poliçanit me rrogë të përgjysmuar, 170 mijë në muaj. Na mblodhi dje përgjegjësi i komunales dhe na tha “kush nuk vjen në Vlorë të shtunën, të hënën të mos vijë në punë.  Është i pushuar. Unë e urrej atë kryeministër sa s’ka ku të veje, por ç’të bëj, më heqin nga puna. Po u bëjnë të gjithëve presion për të ikur në Vlorë. Falemnderit në qoftë se e publikon. Dhe mos të dalë emri im, se jam në hall se më heqin nga puna. Respekte doktor./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...