Kryemadhi: Rama po bën genocid ndaj shqiptarëve. Do ta paguajë shtrenjtë

Saturday, 16 February 2019 15:32

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  cilësoi genocid atë që po ndodh me sulmin e policisë kundër qytetarëve me gaz lotsjellës.

Pyetje: Sa do zgjasë protesta?

Kryemadhi: Unë jam këtu si qytetare dhe do të vijoj të qëndroj, pavarësisht helmimit dhe gazit lotsjellës që po lëshon Garda e Republikës. Policia le të shkojë e të ndalojë personat e dhunshëm, pasi nuk ka asnjë të drejtë të hedhë gaz lotsjellës mes nesh që po protestojmë paqësisht. Le të ndalë dhunuesit dhe të mos provokojë. Ne jemi këtu për t’u thënë qytetarëve që jemi me ta dhe jemi si ata, për të protestuar dhe qëndruar paqësisht. Unë e para dhe të gjithë ne që e bëmë Edi Ramën kryeministër në 2013-ën, e meritojmë të helmohemi akoma më shumë për këtë fatkeqësi të madhe që u bëmë shqiptarëve.

Pyetje: Ka pasur edhe një reagim nga selitë e ndërkombëtarëve në Tiranë, të cilët kanë dënuar dhunën dhe kanë kërkuar të tërhiqni protestuesit. Keni ndonjë reagim?

Kryemadhi: Unë nuk shikoj asnjë nga protestuesit që të bëjë akte dhune, por vetëm policia provokon çdo 10 minuta duke hedhur gaz lotsjellës. Nuk largohemi nga këtu, pa marrë atë që gjithë shqiptarët meritojnë.

Pyetje: A do t’i digjni mandatet?

Kryemadhi:  Nuk është puna e mandateve, ne po flasim përballë një krimineli që nuk konsideron as parlament, as insititucioni, asgjë, një kriminel që e konsideron institucionin e tij më të rëndësishëm se jetën e shqiptarëve, një kriminel që konsideron një neon dhe një peçiklas sikur me qenë në dritat e kuqe të Europës, e konsideron më të shtrenjtë dhe më të rëndësishme se jeta e fëmijëve të shqiptarëve. Ky është mandati më i madh që ne mund të kemi përballë një të çmenduri, mos u merrni se nuk ka problem mandati i deputetëve. Nuk ngelet mandati i deputetëve as në dorën e Edi Ramës dhe as në dorën tonë. Mandati i deputetëve do të digjet bashkë me Edi Ramën.

Mos kini merak, nuk është zgjidhje kjo dhe mos u bëni pre e propogandës së Edi Ramës. Sot shqiptarët a janë më të varfër? A janë më të dhunuar? A paguajnë energji elektrike më shumë? A marrin pension 70 mijë lekë dhe 120 mijë lekë dhe nuk paguajnë as dritat, as ujin, as ilaçet dhe jo më të vishen dhe të ushqehen. A kanë sot shqiptarët librat e fëmijëve të tyre me pagesë? A e kanë shkollën me pagesë? A po përdhunohen fëmijët e shqiptarëve nëpër shkolla? A kanë sot shqiptarët shëndetësinë më të shtrenjtë dhe nuk kanë shëndetësi falas? A kanë sot shqiptarët naftën më të shtrenjtë? A kanë sot shqiptarët jetën e tyre më të shtrenjtë? A kanë sot bizneset falimentime në masë dhe me mijëra e qindra janë mbyllur? Dhe me qindra e me mijëra shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Ky është mandati i politikës? Çfarë është ky mandat përpara gjithë kësaj fatkeqësie të madhe që ndodhet Shqipëria? Ne kemi një kryeministër që helmon popullin e vet në masë. As Sllobodan Millosheviçi nuk e ka bërë këtë gjë.

Pyetje: Po pse i jepni legjitimitet këtij kryeministri që helmon qytetarët ndërsa qëndroni në Parlament zonja Kryemadhi?

Kryemadhi: Legjitimitetin mos kini merak. Çdo ditë Edi Rama do ta ketë si ditën e Shën Valentinit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...