Tjetër goditje për Ramën/ Greqia: Jo çeljes së negociatave Shqipëri-BE

Hënë, 25 February 2019 17:38

Partia më e madhe opozitare në Greqi, “Demokracia e Re”, është shprehur se, Athina zyrtare nuk duhet të japë miratimin e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm në hije i kësaj partie, deputeti Jorgos Koumoutsakos.

Koumoutsakos ka shfrytëzuar mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Politikës së Jashtme, një organ ku marrin pjesë gjithë partitë parlamentare dhe ku siç tha, nuk u përmend fare tema e Shqipërisë.

“Nëse do të kishim diskutuar për këtë çështje, unë do të kisha theksuar se Greqia nuk duhet të japë miratimin e saj, për çeljen e negociatave anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha deputeti konservator grek.

Sipas tij, ky duhet të jetë një qëndrim i qartë i Athinës.

“Qëndrimi i qeverisë shqiptare kundrejt minoritetit grek në Shqipëri, por edhe në çështje të tjera të marrëdhënieve dypalëshe, në raport edhe me situatën aktuale politike në atë vend, duket ta shpjerë qeverinë greke në vendimin për mosdhënien e miratimit në samitin e qershorit. Ky është një qëndrim konstant i “Demokracisë së Re”, tha Koumoutsakos.

“Demokracia e Re” mëton të jetë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi, të cilat konsideron se do të mbahen në muajin Maj, bashkë me zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...